Suedi & Scandinavia

1925 Results / Page 139 of 214

Background

Lajme

Shmangni tatimin shtesë mbi pensionin, filloni që më 1 tetor.

Skatteverket paralajmëron pensionistët që të kenë kujdes me tatimin. Që nga data 1 tetor 2025, hapet mundësia për të kërkuar rregullim të tatimit (jämkning) për vitin 2026. Në këtë mënyrë mund të shmangni një tatim shtesë të lartë që përndryshe do të duhet ta paguani në pranverën e vitit 2027. Pse ndodh tatimi shtesë? Shumë pensionistë, sidomos ata të rinjtë që sapo kanë filluar të marrin pension, përballen me tatim […]

todaySeptember 17, 2025 80

Lajme

Analizë: Shifrat e punësimit flasin për ulje të normës së interesit

Fakti që papunësia ka qëndruar mbi parashikimin e Bankës Qendrore të Suedisë (Riksbanken) për nëntë muaj me radhë, forcon argumentet për një ulje të shpejtë të normës së interesit, shkruan Nils Åkesson nga Dagens Industri. “Shifrat e së mërkurës pa dyshim shtojnë peshë në favor të një uljeje gjatë mbledhjes së shtatorit”, thekson ai, duke paralajmëruar se ndryshe tregun e punës e pret një “dimër i gjatë” përpara se të […]

todaySeptember 17, 2025 25

Lajme

Papunësia vazhdon të jetë e lartë në gusht

Tregu i punës në Suedi nuk ka treguar ndryshime gjatë muajit gusht. Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), papunësia dhe punësimi kanë mbetur në të njëjtat nivele si muajt e mëparshëm. “Situata në tregun e punës vazhdon të jetë e dobët në gusht dhe papunësia mbetet e lartë,” tha statistikania Sandra Medenica në një deklaratë për mediat. Të dhënat tregojnë se papunësia ka […]

todaySeptember 17, 2025 11

Lajme

Denoncimet masive të policisë për fyerje, një turp për drejtësinë suedeze.

Që prej korrikut, kur hyri në fuqi ligji i ri për fyerje ndaj punonjësve publikë, ka pasur një numër shumë të madh denoncimesh  kryesisht nga policët. Analisti i Svenska Dagbladet, Mårten Schultz, e quan këtë një situatë jo të hijshme për sistemin gjyqësor suedez. Nga vepër e rrallë në një nga më të rëndësishmet Më 10 dhe 11 shtator u dhanë gjashtë vendime gjyqësore për fyerje ndaj punonjësve publikë. Schultz […]

todaySeptember 17, 2025 37

Lajme

Qeveria vendos kufi për ndihmat sociale, familjet e mëdha humbin mijëra korona dhe rregulla të reja për të sapoardhurit në Suedi.

Qeveria suedeze ka propozuar një reformë të re për ndihmat sociale, e cila do të ulë shumën që marrin përfituesit. Sipas qeverisë, qëllimi është të rritet dëshira për të punuar dhe të luftohet izolimi shoqëror. Ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje (M), tha në konferencën për shtyp: “Nuk ishte menduar që ndihmat të shërbenin si një mënyrë jetese për vite të tëra”. Ndryshime për të gjithë dhe kufizim për familjet […]

todaySeptember 17, 2025 698

Lajme

Udhëtimi drejt Arlandës nuk duhet të kushtojë më shumë se 43 korona

Ministri i Infrastrukturës, Andreas Carlson (KD), duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të prishë kontratën që mbron Arlanda Express nga konkurrenca. Kjo kontratë ka bërë që udhëtimi me tren periferik drejt ose nga Arlanda të kushtojë plot 190 korona. Sipas Pontus Järleskog, drejtues rajonal i Shoqatës së Sipërmarrësve në Stokholm dhe Mälardalen, kjo pengon rritjen ekonomike të Suedisë. Sipas të dhënave të reja të Swedavia, trafiku ajror në Arlanda është rritur. […]

todaySeptember 17, 2025 50

Lajme

Disa granata dore të gjetura në Stokholm

Në lagjen Abrahamsberg, në perëndim të Stokholmit, dyehohet se janë gjetur disa granata dore . Lajmi raportohet nga TV4 Nyheterna. Policia ka nisur menjëherë një operacion në zonë. Zëdhënësja e policisë, Susanna Rinaldo, tha për televizionin se dyshohet për një objekt të rrezikshëm. Për këtë arsye, autoritetet kanë bllokuar dhe rrethuar vendin ku u gjetën granatat. Aktualisht operacioni i policisë është ende në zhvillim.

todaySeptember 16, 2025 16

Lajme

Krona suedeze forcohet papritur, hera e parë pas tre vitesh.

Krona suedeze ka bërë një rikthim të dukshëm gjatë vitit 2025 dhe po vazhdon të forcohet. Një ndryshim i papritur ka bërë që dje krona të arrijë një nivel kundrejt dollarit amerikan që nuk është parë prej më shumë se tre vitesh. Marcus Widén, ekonomist në SEB, tha të hënën në mëngjes: “Dollari amerikan po humb terren ndaj shumicës së valutave, por krona bie në sy duke shkuar nën 9,30 […]

todaySeptember 16, 2025 99

Lajme

Pagesat nga A-kassa rriten me 85%, ndërsa kompanitë thërrasin për punëtorë.

Pagesat nga sigurimi i papunësisë (a-kassa) janë rritur me gati 85% në vetëm dy vjet, ndërkohë që shumë kompani raportojnë mungesë të madhe punëtorësh. Sipas një raporti të Svenskt Näringsliv, problemi kryesor është se përputhja mes të papunëve dhe vendeve të lira nuk funksionon. Organizata paralajmëron se papunësia po bëhet e qëndrueshme, ndërsa disa sektorë kanë nevojë urgjente për staf. Më shumë para për të papunët Në vitin 2023, shpenzimet […]

todaySeptember 16, 2025 50

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%