Suedi & Scandinavia

1921 Results / Page 150 of 214

Background

Lajme

Analizë: Ulja e TVSH-së për ushqimet, premtim zgjedhor i shtrenjtë dhe jo gjithmonë efektiv.

Në vetëm gjashtë muaj, ideja për uljen e TVSH-së për ushqimet ka kaluar nga kritikat në mbështetje nga partitë suedeze në parlament. Pak më shumë se një vit deri në zgjedhje, kjo masë është parë si një mënyrë e mirë për të tërhequr votues, shkruan Elisabeth Marmorstein nga SVT. Por ekonomistët paralajmërojnë: ulja e TVSH-së nuk përkthehet gjithmonë në çmime më të ulëta në dyqane. Shpesh, ajo përdoret nga kompanitë […]

todaySeptember 4, 2025 17

Lajme

Arbetsförmedlingen i kushtohet personave mbi 50 vjeç

Arbetsförmedlingen po i kushton më shumë vëmendje personave mbi 50 vjeç, duke ofruar këshilla se si të kërkojnë punë pas moshës 50 vjeç. Papunësia është ende e lartë dhe shumë njerëz janë në kërkim të punës. Për 50-plusët Të kërkosh punë pas të 50-ave mund të duket e vështirë, por si punonjës me përvojë mund të kontribuosh me njohuri, besnikëri dhe siguri në grup. “Të fillosh diçka të re nuk […]

todaySeptember 4, 2025 42

Lajme

Pajisje që duhet ndërruar, rrjetet 2G dhe 3G do të fiken më 1 dhjetor.

Më 1 dhjetor 2025, në Suedi do të fiken përfundimisht rrjetet e vjetra 2G dhe 3G. Ky ndryshim do të prekë shumë familje, sepse një pjesë e pajisjeve shtëpiake dhe telefonave të vjetër nuk do të funksionojnë më. Telefonat e vjetër nuk do të punojnë më Shumë celularë të vjetër do të mbeten jashtë përdorimit, siç është raportuar më herët. Por problemet nuk ndalen këtu, edhe pajisje të tjera do […]

todaySeptember 3, 2025 43

Lajme

Ka ndodhur një rrjedhje gazi në aeroportin e Arlandës. Terminali pesë është evakuuar.

Një rrjedhje gazi ka shkaktuar alarm këtë të enjte në aeroportin e Arlandës, ku është dashur të evakuohen pjesë të terminalit pesë. Sipas raportimit të SVT Stockholm, rrjedhja vjen nga një kamion që transporton gaz për automjete. Ekspertët thonë se ekziston rreziku i shpërthimit nëse gazi ndizet, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur. “Është një kamion që po rrjedh gaz brenda zonës së Arlandës. Rreziku është ndezja, por […]

todaySeptember 3, 2025 31

Lajme

Johan Forssell: Rreth 185 mijë persona jetojnë pa leje në Suedi

Ministri suedez Johan Forssell ka deklaruar se mes 110 mijë dhe 185 mijë njerëzve sot jetojnë në Suedi pa leje qëndrimi. Sipas tij, është e rëndësishme që shteti të dijë se kush gjendet brenda kufijve të vendit. Ai paralajmëron se njerëzit që jetojnë në të ashtuquajturin “shoqëri hije” shpesh përballen me rreziqe, mund të keqpërdoren nga punëdhënës të pandershëm dhe, mes tyre, mund të fshihen edhe persona që përbëjnë kërcënim […]

todaySeptember 3, 2025 233

Lajme

Försäkringskassan rrit kontrollet: Do të shqyrtojë më shumë certifikata mjekësore

Agjencia suedeze e sigurimeve shoqërore, Försäkringskassan, ka vendosur të forcojë kontrollet mbi certifikatat mjekësore brenda sistemit të sigurimeve shoqërore. Ata kanë krijuar një njësi të veçantë për të shqyrtuar rastet me rrezik të lartë. Këto raste me rrezik mund të përfshijnë dyshime për informacione të gabuara mbi të ardhurat ose certifikata mjekësore të pasakta. Vetëm vitin e kaluar, agjencia kërkoi rikthimin e pothuajse 120 milionë korona për pagesa të gabuara. […]

todaySeptember 3, 2025 45

Lajme

Shitja e makinave në Suedi po rritet

Shitja e makinave të reja në Suedi u rrit me 7% në gusht. Rritja ka ardhur kryesisht nga blerësit privatë. Makina me leasing privat janë shumë të popullarizuara, dhe më shumë se gjysma e makinave të dorëzuara tek individët ishin makina me leasing. Makina elektrike ose Hybrid përbënin 60% të shitjeve, me një rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, makina plotësisht elektrike mbetën në të njëjtin nivel […]

todaySeptember 3, 2025 31

Lajme

Swedbank ndryshon kufirin maksimal për Swish

Swedbank ka ndryshuar rregullat për shumën që mund të dërgohet përmes Swish, shërbimi i njohur i pagesave në Suedi. Më parë, përdoruesit mund të dërgonin maksimumi 15 000 korona në javë. Nga 4 shtatori, sistemi ndryshon dhe vendoset një kufi ditor: 3 000 korona për pagesat private 3 000 korona për pagesat tek bizneset Pra gjithsej mund të dërgohen 6 000 korona në ditë. Përdoruesit mund të rrisin këto kufij […]

todaySeptember 3, 2025 82

Lajme

Studiuesit: Edhe fëmijët që qëndrojnë në shtëpi kanë të drejtë për arsim

Dy studiues të arsimit, Christian Norefalk dhe Hanna Sjögren, ngrejnë shqetësimin se sistemi i shkollës së detyrueshme në Suedi nuk funksionon për të gjithë fëmijët. Ata e shprehin këtë në një artikull debati botuar në Dagens Nyheter. Sipas tyre, edhe pse ideja e një shkolle të detyrueshme për të gjithë është e lavdërueshme, realiteti tregon se jo çdo nxënës ka mundësi ose gjendje për të përfituar prej saj. Ata kritikojnë […]

todaySeptember 3, 2025 18

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%