Politikani finlandez gjendet i vdekur në parlament
Një parlamentar në Finlandë është gjetur i vdekur brenda ndërtesës së parlamentit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta finlandeze Iltalehti. Shefi i sigurisë së parlamentit, Aaro Toivonen, e ka quajtur ngjarjen shumë të rëndë dhe të trishtueshme. Ende nuk është konfirmuar nëse personi që ka humbur jetën ishte deputet apo një punonjës i parlamentit. Po ashtu, nuk dihet ende shkaku i vdekjes.