Suedi & Scandinavia

1906 Results / Page 182 of 212

Background

Lajme

Trenat në veri të Suedisë do të lëvizin me kujdes për shkak të rrezikut nga zjarret

Këtë javë, trenat në pjesën veriore të Suedisë do të lëvizin më ngadalë dhe me kujdes për të shmangur shkëndijat nga shinat e trenit, raporton SVT Nyheter. Valët e të nxehtit kanë rritur rrezikun për zjarr në shumë zona, ndaj Trafikverket (Autoriteti i Transportit) ka vendosur të ndërmarrë masa parandaluese. “Ne duam që trenat të jenë në orar, por rreziku nga zjarret është më i rëndësishëm”, tha Ulrika Geeraedts, drejtoreshë […]

todayJuly 24, 2025 12

Lajme

Paralajmërim për shi të rrëmbyeshëm në Suedinë jugore

SMHI ka lëshuar një paralajmërim për mot të keq në pjesën jugore të Suedisë. Të premten, nga ora 13:00 deri në orën 21:00, priten reshje të forta shiu dhe mundësi për stuhi me vetëtima. Sipas SMHI, në disa vende shirat mund të jenë shumë të rrëmbyeshëm, duke sjellë deri në 40 milimetra shi në një kohë të shkurtër. Kjo mund të shkaktojë përmbytje në rrugë, bodrume dhe vende të ulëta. […]

todayJuly 24, 2025 34

Lajme

Zjarr i madh në Jokkmokk, helikopterët ndihmojnë, tymi ndihet edhe nga larg

Një zjarr i madh në pyll, që ka përfshirë rreth 400 hektarë, ka shpërthyer në komunën Jokkmokk, në veri të Suedisë. Zona ku ka rënë zjarri nuk ka rrugë, ndaj shërbimi i emergjencës po përdor helikopterë për të ndërhyrë nga ajri. Lena Sandberg Johansson, e cila jeton rreth 30 kilometra larg vendit të zjarrit, ka lejuar helikopterët të ngrihen nga oborri i shtëpisë së saj. Ajo thotë se tymi i […]

todayJuly 24, 2025 50

Lajme

152 profesione të rëndësishme mund të përjashtohen nga rregulli i pagës minimale për të huajt.

Stafi i kujdesit shëndetësor, punëtorët e ndërtimit dhe mësuesit janë ndër 152 profesionet që mund të mos u kërkohet të kenë një pagë të lartë për t'u punësuar në Suedi, raporton gazeta DN. Kjo vjen pasi Agjencia Suedeze e Punësimit dhe Agjencia Suedeze e Migracionit i kanë dorëzuar qeverisë një listë. Qeveria dëshiron që punëtorët e huaj të kenë një leje qëndrimi vetëm nëse paga e tyre është më e […]

todayJuly 24, 2025 314

Lajme

Domatet suedeze lihen mënjanë, janë dyfish më të shtrenjta.

Edhe pse domatet suedeze kanë më shumë shije, zgjasin më shumë dhe janë më të mira për mjedisin, shumë njerëz zgjedhin domate të importuara. Arsyeja kryesore është çmimi, domatet e huaja kushtojnë gjysmën e atyre suedeze. Këtë e raporton gazeta Nerikes Allehanda. “Është e pamundur të konkurojmë me çmimet nga Maroku. Kur as fermerët spanjollë nuk mund ta bëjnë, si mundemi ne në Suedi”?thotë Magnus Nilsson, drejtor i Svenska Odlarlaget, […]

todayJuly 24, 2025 42

Lajme

Studim: Orari më i shkurtër i punës përmirëson shëndetin dhe mirëqenien

Punonjësit që punojnë 32 orë në javë, në vend të 40 orëve, ndihen më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Përveç kësaj, përmirësohet edhe aftësia e tyre për të punuar, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Nature Human Behaviour. Pothuajse 2,900 persona nga mbi 100 vende pune në gjashtë shtete të ndryshme morën pjesë në studim. Ata vlerësuan gjendjen e tyre përpara, gjatë dhe një vit pas […]

todayJuly 24, 2025 32

Lajme

Suedisë i mungojnë 81,7 miliardë krona në buxhetin e qershorit. Raporti zyrtar tregon se shteti shpenzoi shumë më tepër sesa të ardhurat në muajin qershor.

Shteti suedez ka hyrë në borxh të madh gjatë muajit qershor. Sipas raportit më të fundit nga Zyra Kombëtare e Financave (ESV), buxheti i shtetit shënoi një mungesë prej 81,7 miliardë kronash. Kjo do të thotë se shteti ka shpenzuar shumë më tepër para sesa ka marrë nga taksat dhe të ardhurat e tjera. Arsyet për këtë deficit janë disa. Shteti ka bërë pagesa të mëdha për ndihma sociale, mbështetje […]

todayJuly 23, 2025 57

Lajme

Shtetet e BE-së kërkojnë masa më të ashpra për emigracionin. Gjermania ndryshon qëndrim ndaj azilkërkuesve, Danimarka dhe vende të tjera duan që ata që marrin refuzim të largohen më shpejt nga Evropa.

Ministrat e emigracionit nga disa vende të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Kopenhagen për të diskutuar mbi mënyra të reja për të përballuar çështjen e azilit dhe emigracionit. Danimarka, e përfaqësuar nga ministri Kaare Dybvad Bek, ka propozuar që personat që marrin përgjigje negative për azil të largohen më shpejt nga BE. Ai tha se gjithnjë e më shumë vende tani po mbështesin këtë ide. Një ndryshim i madh ka […]

todayJuly 23, 2025 352

Lajme

Socialdemokratët duan që farmacistët të përshkruajnë ilaçe të thjeshta

Partia Socialdemokrate në Suedi propozon që farmacistët të kenë të drejtë të përshkruajnë ilaçe të lehta, si për shembull antibiotikë për sëmundje të zakonshme. Sipas tyre, farmacistët kanë njohuri që nuk po shfrytëzohen mjaftueshëm dhe mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës në spitalet dhe qendrat shëndetësore. ”Farmacistët janë profesionistë të trajnuar mirë dhe mund të bëjnë më shumë për shëndetin e qytetarëve”, tha Fredrik Lundh Sammeli, përfaqësues i partisë […]

todayJuly 23, 2025 15

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%