Suedi & Scandinavia

1906 Results / Page 184 of 212

Background

Lajme

Valë të nxehti në pothuajse të gjithë Suedinë. Shiu po afrohet.

Pothuajse gjithë Suedia po përjeton një valë të fortë të nxehti këtë fillim jave. Temperaturat këtë të hënë pritet të jenë mes 25 dhe 30 gradë në shumicën e vendit. Sipas Institutit Suedez të Motit (SMHI), njerëzit duhet të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në të freskët dhe të de hidratuar, për të shmangur rrezikun nga i nxehti. Më nxehtë do të jetë në verilindje të vendit, pranë bregdetit […]

todayJuly 21, 2025 51

Lajme

Të rinjtë rrezikojnë shëndetin për t’u nxirë, paralajmëron Fondacioni Kundër Kancerit.

Fondacioni Suedez Kundër Kancerit ka dhënë një paralajmërim të fortë: gjithnjë e më shumë të rinj përdorin aplikacione për të gjetur kohën kur dielli është më i fortë, vetëm për t’u nxirë më shpejt. Sipas përfaqësueses së fondacionit, Fanny Pontan, kjo është shumë e rrezikshme. Ajo thotë se qëndrimi në rrezet më të forta të diellit rrit rrezikun për kancer të lëkurës. “Kjo sjellje mund të ketë pasoja të rënda. […]

todayJuly 21, 2025 27

Lajme

Stuhi e madhe shiu drejt Danimarkës, pritet sasi rekord brenda një dite.

Një stuhi shumë e fortë shiu po i afrohet Danimarkës dhe pritet të shkaktojë probleme të mëdha. Autoritetet daneze të motit (DMI) kanë dhënë paralajmërim për mot shumë të rrezikshëm. Shiu i dendur pritet të godasë disa zona si Jutlanda Lindore, si dhe ishujt Fyn dhe Sjælland, të hënën. Sipas parashikimeve, në disa vende mund të bien deri në 237 mm shi në vetëm 24 orë më shumë se një […]

todayJuly 21, 2025 22

Lajme

Timbro: Rriteni çmimin e ujit kur ka mungesë

Komunave duhet t’u lejohet të rrisin tarifën e ujit kur ka mungesë uji, ose për të financuar investime të nevojshme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe kanalizime. Këtë e shkruan Hanna Stenegren nga instituti i mendimit Timbro në një artikull për Dagens Nyheter. Ajo thekson se Suedia ka shumë ujë, por se një pjesë e madhe e tij shpërdorohet sepse është pothuajse falas. Sipas saj, duhet të ndalojmë së […]

todayJuly 21, 2025 20

Lajme

BE: “Stokholmi është rajoni më inovativ në Evropë”

Komisioni Evropian e ka klasifikuar Stokholmin si rajonin më inovativ në Evropë. Kjo del nga lista vjetore e inovacionit, ku Komisioni rendit rajonet brenda BE-së dhe vendet përreth. “Stokholmi përfiton nga një përqendrim i veçantë i institucioneve të dijes, industrive që investojnë shumë në kërkime dhe zhvillim, si dhe kapitalit financiar”, shkruan Komisioni në raportin për Suedinë. Gjithashtu theksohet se Stokholmi ka disa “universitete dhe qendra kërkimore kryesore”, të cilat […]

todayJuly 21, 2025 52

Lajme

Taksat e zhvendosjes pengojnë të rinjtë të krijojnë familje

Një nga arsyet pse lindin më pak fëmijë në Suedi mund të jenë taksat e larta kur njerëzit shesin banesat e tyre. Këtë e thotë Johanna Hornberger nga Partia Moderata, e cila është kryetare e bashkisë në Danderyd  një nga komunat më të pasura të vendit. Edhe pse Danderyd ofron kushte të mira për familje, atje lindin më pak fëmijë se në pjesën tjetër të Suedisë. Sipas Hornberger, një arsye […]

todayJuly 21, 2025 43

Lajme

Mungesë e madhe uji në Suedi, disa komuna japin alarmin

Në disa zona të Suedisë është shfaqur një mungesë e madhe uji. Ekspertët thonë se niveli i ujërave nëntokësore është shumë i ulët dhe kjo është një situatë shqetësuese. Sipas SVT Nyheter, zonat më të prekura janë Boden në veri dhe Gotland në jug, ku niveli i ujit është “kritik” dhe më i ulëti që është parë ndonjëherë. Sipas hidrologes Hanna Pierrau nga SMHI, kjo ndodh sepse gjatë dimrit ka […]

todayJuly 20, 2025 34

Lajme

Pas ditëve me diell, moti i keq Britanik po vjen drejt Suedisë.

Pas disa ditëve të ngrohta dhe me diell, një mot i keq është në rrugë për në Suedi. Sipas gazetës Expressen, stuhitë që kanë goditur Britaninë me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima, po lëvizin tani drejt Skandinavisë. Meteorologët britanikë kanë paralajmëruar për përmbytje dhe stuhi gjatë fundjavës. Disa nga paralajmërimet janë ende në fuqi. Tani, i njëjti sistem i keq moti pritet të arrijë në bregun perëndimor të Suedisë. […]

todayJuly 20, 2025 56

Lajme

Mijëra fëmijë në Suedi nuk dinë të notojnë, mungojnë vendet në shkolla noti.”

Rreth 12 400 fëmijë në Suedi, të moshës 10 deri në 16 vjeç, nuk kanë mësuar ende të notojnë. Kjo është një shifër shqetësuese që është bërë publike nga një anketë e realizuar nga YouGov, me porosi të Federatës Suedeze të Notit. Sipas anketës, shumë prindër thonë se është e vështirë të gjesh një vend në shkollat e notit, dhe kjo është arsyeja kryesore pse fëmijët e tyre nuk kanë mësuar […]

todayJuly 20, 2025 22

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%