Stokholmi: Jo makinave vetë-drejtuese të Teslës
Qyteti i Stokholmit ka refuzuar kërkesën e kompanisë Tesla për të testuar makina vetë-drejtuese në qytet, raporton SVT Nyheter Stockholm. Sipas Trafikkontoret (zyra e trafikut), arsyeja është se tashmë po zhvillohen projekte të tjera inovative në këtë fushë. “Kjo nuk do të thotë që jemi kundër zhvillimit teknologjik, përkundrazi”, thotë Malinda Flodman, zëdhënëse e Trafikkontoret. Ndërkohë, pronarët suedezë të makinave Tesla po përpiqen të bindin qytetin që të ndryshojë mendim. […]