Suedi & Scandinavia

1905 Results / Page 193 of 212

Background

Lajme

Parlamentin suedez miratoi: Shkolla fillore në Suedi bëhet dhjetëvjeçare.

Nga vjeshta e vitit 2028, shkolla fillore në Suedi do të zgjasë dhjetë vjet në vend të nëntë. Ky është vendimi që u miratua sot në Parlamentin suedez. Kjo do të thotë se klasa përgatitore do të largohet dhe fëmijët do të fillojnë menjëherë në klasën e parë. Kjo klasë e re do të jetë më e strukturuar dhe do të përfshijë mësime të rregullta, ashtu si klasat e tjera. […]

todayJune 18, 2025 61

Lajme

Avokati i Popullit kritikon Kronofogden: “Nuk përgjigjen në telefon”

Institucioni i Kronofogden-it ka marrë kritika të ashpra nga Avokati i Popullit (JO), pas një sërë ankesash që kanë ardhur për shkak se është vështirë të kontaktohet nëpërmjet telefonit, raporton agjencia TT. Hetimi i JO-së tregon se më shumë se gjysma e telefonatave drejtuar Kronofogden-it nuk janë përgjigjur fare. “Kjo është e papranueshme. Qasja në institucion nuk i afrohet aspak kërkesave që mund t’i bëhen një institucioni që ka zgjedhur […]

todayJune 18, 2025 19

Lajme

Finlanda ndalon elsparkcykel për fëmijët nën 15 vjeç. Ligji i ri hyn në fuqi sot

Prej sot, fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk do të lejohen më të ngasin elsparkcykel në Finlandë. Vendimi është marrë nga autoritetet finlandeze dhe është nënshkruar nga presidenti i vendit, Alexander Stubb. Ligji i ri vlen si për elsparkcykel privatë, ashtu edhe për ata që jepen me qira. Po ashtu, është ndaluar edhe ngarja e elsparkcykel nëse ke konsumuar alkool konkretisht, nëse ke mbi 0.5 % alkool në gjak. Ministrja […]

todayJune 17, 2025 18

Lajme

Autobusët pa shofer së shpejti në rrugët e Göteborgut. Testimet kanë nisur, por ende pa pasagjerë

Në Göteborg po testohet një autobus i ri pa shofer që në të ardhmen pritet të qarkullojë mes Liseberg dhe Stacionit Qendror. Autobusi është më i vogël dhe modern, por për momentin nuk merr pasagjerë. Qëllimi është që deri në vjeshtë të sigurohen të gjitha lejet e nevojshme, në mënyrë që autobusët të mund të fillojnë të përdoren në transportin publik. Sipas drejtorit të Västtrafik, Lars Backström, ky është një […]

todayJune 17, 2025 38

Lajme

Këshilli i Evropës kritik ndaj politikave të reja në Suedi: “Rrezik për diskriminim racor”

Disa nga planet në marrëveshjen politike të quajtur Tidö kanë shkaktuar shqetësim te Këshilli i Evropës. Sipas një raporti të ri, disa masa mund të rrisin diskriminimin dhe ndjenjën e përjashtimit tek emigrantët në Suedi. Komisioni kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), i cili ndjek situatën në të gjitha vendet anëtare, thotë se krijimi i të ashtuquajturave “zona sigurie” mund të çojë në profilizim racor, pra që njerëzit të ndalohen nga […]

todayJune 17, 2025 462 1

Lajme

Çdo i njëmbëdhjeti fëmijë në Suedi rritet në një familje me borxhe

Sipas të dhënave të fundit nga Kronofogden dhe organizata për të drejtat e fëmijëve BRIS, rreth 189 mijë fëmijë në Suedi jetojnë në familje ku të paktën njëri nga prindërit ka borxhe ose është në proces faljeje të borxheve. Kjo do të thotë se çdo i njëmbëdhjeti fëmijë rritet në një situatë të tillë. Numri i këtyre fëmijëve është rritur me mbi nëntë për qind në tre vitet e fundit. […]

todayJune 17, 2025 33

Lajme

116 mijë persona të regjistruar në adresë të gabuar në Suedi

116.000 persona në Suedi rezultojnë të jenë të regjistruar në një adresë të gabuar, ndërsa 79.000 të tjerë duhet të regjistrohen si të larguar nga vendi. Këto të dhëna vijnë nga një raport kombëtar i Administratës Tatimore Suedeze (Skatteverket), të cilët aktualisht janl në një konferencë për shtyp. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson nga partia Moderata, tha se është shumë e rëndësishme që shteti të ketë një pasqyrë të saktë […]

todayJune 16, 2025 40

Lajme

Mbi 100 mijë persona jetojnë në Suedi pa numër personal

Sipas një raporti të ri nga Administrata Tatimore Suedeze (Skatteverket), në Suedi jetojnë midis 110 mijë dhe 185 mijë persona që nuk kanë numër personal apo numër koordinues. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, tha në një konferencë për shtyp se kjo është pamja më e qartë që Suedia ka pasur ndonjëherë për popullsinë e saj. Qeveria ka porositur këtë kontroll për të pastruar të dhënat në sistemet shtetërore dhe për […]

todayJune 16, 2025 52 4

Lajme

Shumica e mjaltit nëpër dyqane nuk është i vërtetë. Bletërritësit të shqetësuar: “Mashtrim i madh”

Një bletërritës suedez ka reaguar me zemërim pasi doli në pah se shumica e mjaltit që shitet në dyqanet ushqimore nuk është mjaltë e pastër. Ai thotë se konsumatorët po mashtrohen. “Është çmenduri! Njerëzit besojnë se po blejnë mjaltë të vërtetë, por në fakt nuk është ashtu, thotë bletërritësi  për radion P4 Kronoberg. Shoqata e Bletarëve në Suedi ka analizuar 40 lloje mjalti dhe gjeti se 90% e tyre ishin […]

todayJune 16, 2025 26

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%