Suedi & Scandinavia

1901 Results / Page 197 of 212

Background

Lajme

Zinxhirë të mëdhenj dyqanesh rrezikojnë gjoba për mashtrime me çmimet gjatë Black Friday

Autoriteti suedez për mbrojtjen e konsumatorëve ka gjetur se disa dyqane të mëdha kanë mashtruar klientët gjatë Black Friday. Mes tyre janë dyqanet Åhléns, Stadium dhe Nakd, të cilët tani mund të marrin gjoba të mëdha, deri në 22 milionë krona. Këto dyqane kanë treguar ulje çmimesh duke marrë si bazë çmime më të larta se ato që kanë pasur në të vërtetë. Për shembull, një xhaketë u reklamua si […]

todayMay 19, 2025 21

Lajme

Qeveria suedeze planifikon të ulë taksën e energjisë elektrike në vitin 2026

Qeveria e Suedisë ka propozuar një ulje të taksës së energjisë elektrike, e cila mund të hyjë në fuqi në vitin 2026. Sipas planit, taksa do të ulet nga 43,9 öre për kilovat/orë, sa është sot, në 41,1 öre/kWh. Ky është vetëm një propozim paraprak dhe ende nuk është vendosur nëse do të zbatohet apo jo. Qeveria thotë se gjithçka varet nga gjendja ekonomike e vendit dhe nëse do të […]

todayMay 19, 2025 13

Lajme

Banka Qendrore e Suedisë: Tregtarët duhet të pranojnë para në dorë

Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) ka deklaruar se është dakord me një propozim të ri që tregtarët të detyrohen me ligj të pranojnë pagesa me para në dorë për disa produkte të rëndësishme. Sipas guvernatorit të Riksbankës, Erik Thedéen, njerëzit duhet të kenë gjithmonë mundësinë të paguajnë si me kartë ashtu edhe me para fizike, sidomos kur bëhet fjalë për ushqim, ilaçe dhe kujdes shëndetësor. Ky propozim është pjesë e […]

todayMay 19, 2025 31

Lajme

Të rinjtë nga partitë politike suedeze: “T’i ndalim dëbimet e padrejta”

Të rinjtë nga disa prej partive kryesore politike në Suedi po kërkojnë që të ndalen dëbimet e njerëzve që punojnë dhe jetojnë prej kohësh në vend. Ata thonë se është e padrejtë që këta persona të detyrohen të largohen nga Suedia, edhe pse janë të integruar mirë në shoqëri dhe ndihmojnë vendin të ecë përpara. Sipas Zyrës Suedeze të Migracionit, rreth 4,700 persona rrezikojnë të dëbohen në muajt e ardhshëm. […]

todayMay 19, 2025 342

Lajme

Suedia, vendi i parë në Evropë që lejon policinë të përdorë ADN-në për të gjetur të afërm dhe të zgjidhë krime të rënda

Nga 1 korriku, policia në Suedi do të ketë të drejtën të përdorë një metodë të re për të zgjidhur krime të rënda: gjurmimin familjar përmes ADN-së. Kjo do të thotë se, nëse ADN-ja e një personi nuk përputhet direkt me atë të një të dyshuari, policia mund të kërkojë të afërm të tij përmes të dhënave gjenetike. Suedia bëhet kështu vendi i parë në Evropë që lejon këtë metodë, […]

todayMay 19, 2025 115

Lajme

Ekspert: Suedia duhet të ndjekë shembullin e Norvegjisë dhe Danimarkës për të qeverisur më lehtë

Formimi i qeverisë në Suedi po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Johannes Lindvall, profesor i shkencave politike në Universitetin e Göteborg-ut, propozon që Suedia të ndryshojë mënyrën e qeverisjes dhe të marrë shembull nga vendet fqinje si Norvegjia dhe Danimarka. Ai e shpreh këtë në një artikull për gazetën Göteborgs-Posten. Sipas tij, problemi është se Partia Qendrore (C) shpesh duhet të zgjedhë mes bashkëpunimit me të Majtën (V) ose […]

todayMay 19, 2025 51

Lajme

Orari i punës në BE po zvogëlohet. Suedia mbetet prapa

Në Bashkimin Europian, njerëzit po punojnë më pak se më parë, por Suedia nuk po e ndjek këtë prirje. Këtë e tregon një raport i publikuar nga agjencia e lajmeve TT, bazuar në të dhënat e Eurostat-it. Sot, një punëtor në BE punon mesatarisht 36 orë në javë, një orë më pak se në vitin 2014. Por në Suedi, ndryshimi është shumë i vogël. Që nga viti 2014, koha javore […]

todayMay 16, 2025 50

Lajme

Kryeministri norvegjez thërret kompanitë ushqimore: “Duam përgjigje për çmimet e larta”

Për herë të parë, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka vendosur të thërrasë në një takim kompanitë më të mëdha ushqimore të vendit, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të produkteve ushqimore. Takimi do të zhvillohet javën e ardhshme dhe në të do të marrin pjesë kompani si Coop dhe Orkla. Kryeministri ka theksuar se qeveria nuk mund të qëndrojë duarkryq, ndërsa qytetarët përballen me çmime gjithnjë […]

todayMay 15, 2025 23

Lajme

Suedia merr më shumë investime, por pa vende të reja pune

Suedia ka tërhequr më shumë investime të huaja gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të fundit nga kompania EY. Kjo është një shenjë e mirë për ekonominë, thotë drejtori i EY për Suedinë, Magnus Kuchler. Megjithatë, ai paralajmëron se këto investime nuk po sjellin aq shumë vende të reja pune sa më parë, dhe kjo është një shqetësim që duhet marrë seriozisht. Në të njëjtën kohë, investimet në të gjithë […]

todayMay 15, 2025 30

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%