Suedi & Scandinavia

1901 Results / Page 199 of 212

Background

Lajme

Skandal i madh me kontrata të zeza qiraje në Suedi. 140 raste të dyshuara.

Një rast i rëndë mashtrimi me kontrata qiraje është zbuluar në Suedi. Një burrë nga Stokholmi, rreth të 30-ave, dyshohet se ka shitur deri në 140 kontrata banesash në mënyrë të paligjshme. Burri ka punuar më parë për kompaninë e njohur të pasurive të paluajtshme Newsec. Ai u arrestua në mars dhe aktualisht ndodhet në burg, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Ai akuzohet për mashtrim  dhe për keqpërdorim të pozitës së […]

todayMay 7, 2025 44

Lajme

Dallimet në pension 7.500 kr më shumë në muaj për disa, megjithëse kanë të njëjtën rrogë dhe vite pune

Një hetim i gazetës suedeze Aftonbladet zbulon se punëtorët në Suedi që kanë të njëjtën rrogë dhe kanë punuar po aq vite, mund të marrin pension shumë të ndryshëm. Dallimi mund të shkojë deri në 7.500 korona në muaj. Shkaku është marrëveshja kolektive që zbatohet në vendin e punës. Për shembull, një punëtor në minierë që punon sipas marrëveshjes së industrisë të Metalit merr 9,2% të pagës për pension, ndërsa […]

todayMay 7, 2025 42

Lajme

BE çon Suedinë në gjykatë për tatimin ndaj punëtorëve të huaj

Bashkimi Evropian ka paditur Suedinë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së për shkak të rregullave që prekin punëtorët dhe kompanitë nga vendet e tjera të BE-së. Që nga viti 2021, Suedia kërkon që kushdo që punëson një kompani ose punëtor nga një vend tjetër i BE-së, por që nuk ka numër tatimor suedez (F-skatt), të mbajë 30% të pagesës si tatim paraprak. Komisioni Europian thotë se kjo shkel rregullat e […]

todayMay 7, 2025 190

Lajme

Shumë ankesa për diskriminim në lokale, pothuajse asnjë nuk merret parasysh.

Në pesë vitet e fundit, 88 persona janë ankuar për diskriminim me bazë etnie në lokale nate dhe bare në Suedi. Por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në ndonjë veprim nga ana e autoriteteve. Gazeta Aftonbladet raportoi se përmes kamerave të fshehta ka zbuluar raste ku djem me ngjyrë nuk lejohen të hyjnë në lokale të Stokholmit, ndërsa djemtë e bardhë hyjnë pa problem. Nga të gjitha ankesat, […]

todayMay 7, 2025 20

Lajme

Entercard dërgon shumë persona te përmbaruesi, borxhe të mëdha në vitin 2024

Entercard, një kompani që lëshon karta krediti dhe që është në pronësi të Swedbank dhe bankës britanike Barclays, ka çuar shumë persona te përmbaruesi shtetëror në Suedi (Kronofogden). Gjatë vitit 2024, njerëzit që nuk arritën të paguanin borxhet ndaj Entercard kishin një shumë totale prej 1,9 miliardë kronash suedeze. Kjo përfaqëson rreth 5% të të gjitha borxheve që u dërguan përmbaruesit gjatë vitit. Kjo e bën Entercard-in kompaninë suedeze me […]

todayMay 7, 2025 35

Lajme

Moderatët në Stokholm: Të ndalen ndërtimet e reja të xhamive

Partia Moderata në Stokholm kërkon që ndërtimi i dy xhamive të reja në lagjet Skärholmen dhe Rinkeby të ndalet. Ata janë të shqetësuar për financimin e mundshëm nga grupe ekstremiste. “Nuk dua më shumë xhami që financohen nga ekstremistë”, tha Christofer Fjellner, përfaqësues i opozitës në bashkinë e Stokholmit. Xhamia në Rinkeby ka pasur leje për ndërtim që nga viti 2010, por ende nuk është ndërtuar. Tani leja ka skaduar […]

todayMay 6, 2025 27

Lajme

Kristersson: Hetimi për racizëm në lokale është shqetësues

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka reaguar pas hetimit të gazetës Aftonbladet, e cila ka zbuluar raste ku njerëz nuk janë lejuar të hyjnë në lokale për shkak të origjinës apo ngjyrës së lëkurës. “Më duket shumë serioze. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Kristersson në një konferencë për shtyp të martën. Ai shtoi se, sipas dijenisë së tij, kjo mënyrë veprimi është e paligjshme dhe nëse është një problem […]

todayMay 6, 2025 44

Lajme

Suedia zgjohet me një libër në dorë. Leximi arrin nivele historike.

Leximi i librave është bërë më i zakonshëm se kurrë më parë në Suedi. Sipas një studimi nga Mediebarometern, i kryer nga Nordicom në Universitetin e Göteborg-ut, numri i suedezëve që lexojnë ose dëgjojnë libra ka arritur nivele rekord. Të dhënat tregojnë se 51% e njerëzve lexojnë ose dëgjojnë një libër çdo ditë, ndërsa 66% e bëjnë këtë gjatë një jave të zakonshme. Ky është numri më i lartë që […]

todayMay 6, 2025 22

Lajme

Diskriminim në hyrje: Djemtë me ngjyrë nuk lejohen në klubet e natës në Stokholm

Një hetim i gazetës suedeze Aftonbladet tregon se djemtë me ngjyrë nuk trajtohen njësoj si të bardhët kur përpiqen të hyjnë në klubet e natës në Stokholm. Gazetarët organizuan një test: tre djem me ngjyrë, plotësisht esëll jo të dehur, dhe tre djem të bardhë, pak të dehur, provuan të hynin në tetë lokale nate. Rezultati ishte i qartë, djemtë e bardhë u lejuan të hynin në shtatë vende, ndërsa […]

todayMay 6, 2025 38

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%