Suedi & Scandinavia

1901 Results / Page 200 of 212

Background

Lajme

Votuesit Suedezë më të shqetësuar për krimin se për emigracionin

Një studim i ri tregon se votuesit në Suedi janë më të shqetësuar për krimin dhe kujdesin shëndetësor sesa për emigracionin. Sipas një sondazhi nga DN/Ipsos, emigracioni nuk është më në krye të listës së problemeve që shqetësojnë qytetarët. Disa vite më parë, emigracioni ishte tema më e rëndësishme për votuesit, por tani ka rënë në vendin e pestë. Sot, 27% e njerëzve mendojnë se krimi është problemi më i […]

todayMay 5, 2025 418

Lajme

Suedezët ndër më të survejuarit në botë, pa e ditur fare.

Një studim i ri tregon se banorët e Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës janë disa nga njerëzit më të survejuar në botë, dhe shumica nuk janë as të vetëdijshëm për këtë. Studimi ka analizuar 745 faqe interneti të komunave në këto tre vende, shkruan gazeta Göteborgs-Posten. Edhe kur vizitorët zgjedhin të mos pranojnë “cookies”, shumë prej këtyre faqeve përdorin mjete të fshehta që mbledhin informacione personale. Këto të dhëna mund të […]

todayMay 5, 2025 75

Lajme

Të lindurit në Stokholm kanë më shumë gjasa të arrijnë majat e ekonomisë

Një studim i ri tregon se njerëzit që kanë më shumë pushtet ekonomik në botë kanë shumë të përbashkëta. Shumica janë burra, të moshës së ngjashme dhe të lindur në vendin ku jetojnë. Studimi është bërë nga profesori Håkan Johansson nga Universiteti i Lundit dhe bazohet në një bazë të dhënash me rreth 3 500 persona që kanë ndikim të madh ekonomik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga këta, rreth 140 […]

todayMay 4, 2025 20

Lajme

Suedia bie në vendin e katërt për lirinë e shtypit

Suedia ka humbur një vend në renditjen botërore për lirinë e shtypit dhe tani ndodhet në vendin e katërt. Këtë e tregon raporti i fundit nga organizata “Reporterë pa kufij”. Vetëm një për qind e njerëzve në botë jetojnë në vende ku liria e shtypit është në gjendje të mirë. Raporti i këtij viti përshkruhet si më i keqi ndonjëherë për lirinë e mediave. Sipas Erik Larsson, kryetar i organizatës […]

todayMay 2, 2025 19

Lajme

Pakënaqësi te agjentët për paketën e re të Hemnet.

Ka shpërthyer pakënaqësi mes shumë agjentëve imobiliarë pasi Hemnet ka prezantuar një paket të re reklamimi të quajtur Hemnet Max. Sipas gazetës Dagens Industri, kjo paketë e re është mbi 11,000 krona më e shtrenjtë se ajo e mëparshmja dhe mund të arrijë deri në 32,490 krona. Ajo premton më shumë shikueshmëri për njoftimet e shitjes së banesave, por shumë agjentë mendojnë se kjo është e padrejtë dhe zhvlerëson paketat […]

todayMay 2, 2025 32

Lajme

Rritje pensioni për ata që kanë punuar gjatë

Socialdemokratët propozojnë një rritje të pensioneve për ata që kanë punuar mbi 40 vjet. Ata duan gjithashtu që njerëzit të kenë mundësi të punojnë më pak orë në fund të jetës së tyre të punës pa humbur në pension. “Kjo është çështje respekti dhe drejtësie për ata që kanë ndërtuar vendin tonë,” tha kryetarja e partisë, Magdalena Andersson, në një konferencë për shtyp. Propozimi u paraqit në 1 Maj, në […]

todayMay 1, 2025 52 3

Lajme

Svenskt Näringsliv: Nëse orari i punës shkurtohet, pensioni mund të shtyhet me katër vjet

Një debat i ri është hapur në Suedi lidhur me propozimin për të ulur orarin javor të punës në 35 orë. Sipas kryeekonomistit të organizatës së punëdhënësve Svenskt Näringsliv, Sven-Olov Daunfeldt, një ndryshim i tillë mund të çojë në rritjen e moshës së pensionit me katër vjet. “Ne po diskutojmë tashmë që pensioni të fillojë në moshën 67 deri 69 vjeç. Nëse orari i punës ulet, atëherë do të duhet […]

todayMay 1, 2025 36

Lajme

Gratë shtatzënat mund të marrin deri në 938 korona në ditë, çdo ditë të javës.

Gratë shtatzëna në Suedi që kanë punë të lodhshme fizikisht ose punojnë në një ambient të pasigurt, mund të kenë të drejtë për ndihmë ekonomike nga shteti. Kjo ndihmë quhet graviditetspenning (pagesë për shtatzani) dhe mund të arrijë deri në 938 korona në ditë, për çdo ditë të javës, edhe në fundjavë. Kush ka të drejtë? Sipas Försäkringskassan, kjo pagesë jepet nëse: je shtatzënë dhe nuk mund të vazhdosh punën […]

todayApril 30, 2025 133

Lajme

Taksa mbi përfitimet për abonetë vjetore dhe mujore duhet të hiqet.

Taksa mbi përfitimet për abonetë vjetore dhe mujore në transportin publik duhet të hiqet, shkruan organizata Svensk Kollektivtrafik në një opinion për gazetën Svenska Dagbladet. Sipas drejtorit të përgjithshëm Johan Wadman dhe ekspertit për politikën e transportit, Lars Sandberg, është e padrejtë që punonjësit që marrin abone periodike si përfitim nga punëdhënësi duhet të paguajnë taksë të plotë mbi këtë përfitim. “Sot, mbi 95% e transportit publik funksionon me energji […]

todayApril 30, 2025 28

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%