Suedi & Scandinavia

1894 Results / Page 208 of 211

Background

Lajme

Suedi, pasaporta e katërt më e fuqishme në botë

Pasaporta suedeze renditet e katërta në botë për fuqinë e saj, sipas raportit të përvitshëm të kompanisë konsulente Henley & Partners, të publikuar nga gazeta Expressen. Ky vlerësim bazohet në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa vizë ose me vizë të thjeshtuar. Aktualisht, mbajtësit e pasaportës suedeze mund të udhëtojnë pa viza në 191 vende. Megjithatë, Suedia ka humbur dy vende krahasuar me një vit më parë. Raporti […]

todayJanuary 8, 2025 53

Lajme

Danimarka ndryshon stemën: Hiqen tre kurorat pas 600 vitesh

Pas më shumë se gjashtë shekujsh, Danimarka ka hequr simbolin e tre kurorave nga stema e saj kombëtare. Ndryshimi u zyrtarizua në ditën e parë të këtij viti, kur shtëpia mbretërore daneze prezantoi stemën e re të vendit. Vendimi u mor pas një rishikimi të iniciuar nga mbreti Frederik X, i cili formoi një komision të posaçëm për të vlerësuar simbolikën dhe relevancën e stemës kombëtare menjëherë pas ngjitjes në […]

todayJanuary 2, 2025 28

Lajme

BE shpall USB-C standardin e ri për karikuesit: Më pak mbetje dhe më shumë efikasitet

USB-C është tani standardi zyrtar i përbashkët për karikues në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Lajmin e bëri publik Komisioni Evropian, duke theksuar përfitimet e ndryshimit. “Kjo do të sjellë teknologji më të avancuar karikimi, reduktim të mbetjeve elektronike dhe më pak probleme për konsumatorët në gjetjen e karikuesve të duhur,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Komisioni në platformën X. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi […]

todayDecember 28, 2024 11

Lajme

Suedia, më e varfra në vendet nordike – Danimarka kryeson për pasuri

Raporti i UBS për pasurinë globale zbulon diferenca të mëdha mes vendeve nordike. Suedia, ndonëse renditet në vendin e 15-të në botë për pasurinë mesatare për frymë prej 3.5 milionë koronash suedeze, mbetet më e varfra ndër vendet nordike kur merret parasysh pasuria mediane. Sipas raportit të pasurisë së UBS për vitin 2024, pasuria në Suedi është vetëm 910,000 korona, duke e renditur vendin në vendin e 24-të globalisht dhe […]

todayDecember 27, 2024 313

Lajme

Të rritesh në Suedi, dhurata më e bukur për fëmijët. Pediatër të njohur: Suedia është vendi më i mirë në botë për fëmijët .

Mundësia për të jetuar dhe për t’u rritur në Suedi është dhurata më e bukur për fëmijët këtë Krishtlindje, argumentojnë pediatër të shquar në një artikull debatues të botuar në Dagens Nyheter. Profesorët Jonas F. Ludvigsson dhe Hugo Lagercrantz përmendin një sërë arsyesh që, sipas tyre, e bëjnë Suedinë “vendin më të mirë në botë për fëmijët”. Në artikullin e tyre, ata theksojnë ndihmën financiare për fëmijët (barnbidraget), periudhën e […]

todayDecember 24, 2024 531

Lajme

Policia: Mbikëqyrja me kamera në Malmö po jep rezultate konkrete

Shtimi i ndjeshëm i kamerave të sigurisë në Malmö ka sjellë rezultate të dukshme, duke ndihmuar policinë të arrestojë 23 të dyshuar gjatë javëve të fundit. Arrestimet janë bërë në faza të hershme të hetimeve, falë pamjeve të regjistruara. “Kemi sjellë kamera nga i gjithë vendi për t’i vendosur në Malmö. Ky është aktualisht vendi më problematik në Suedi,” deklaroi polici i komunës, Göran Holmgren, për P4 Malmöhus. Rritja e […]

todayDecember 19, 2024 29

Lajme

Autoritetet suedeze do të promovojnë ndihmën për kthim në atdhe

Nga viti i ardhshëm, emigrantët në Suedi mund të marrin informacion mbi ndihmën për kthim vullnetar në atdhe nga disa prej institucioneve kryesore shtetërore, përfshirë Policinë, Zyrën e Punësimit, Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore dhe Shërbimin e Burgjeve. Ministri i Emigracionit, Johan Forssell (M), deklaroi për agjencinë TT se propozimi synon të informojë më shumë njerëz për këtë mundësi, në përputhje me qëllimet e qeverisë për të nxitur kthimin vullnetar të […]

todayDecember 19, 2024 421

Lajme

Qeveria prezanton planin e ri kundër racizmit dhe krimeve të urrejtjes

Qeveria suedeze ka miratuar një plan të ri veprimi për të luftuar racizmin dhe krimet e urrejtjes, duke i dhënë prioritet disa formave të veçanta të diskriminimit. Plani fokusohet sidomos në “racizmin antimusliman, antisemitizmin, racizmin ndaj njerëzve me ngjyrë, antitsiganizmin dhe racizmin ndaj samive”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Parisa Liljestrand (M). Ministri i Socialeve, Jakob Forsberg (KD), theksoi se ka një rritje të dukshme të antisemitizmit dhe racizmit antimusliman në […]

todayDecember 13, 2024 13

Lajme

Hapet linja kombëtare për ndihmë ndaj problemeve të shëndetit mendor. Shërbimi do të jetë i hapur 24 orë, çdo ditë të javës.

Që nga e enjtja, qytetarët në Suedi kanë një linjë kombëtare të re për ndihmë ndaj problemeve të shëndetit mendor. Linja, e hapur 24 orë në ditë, është menduar si një mbështetje për ata që përballen me vështirësi të rënda emocionale ose mendore. Raporton TT. “Fatkeqësisht, shohim një nevojë të madhe për ndihmë kur jeta bëhet më e errët,” tha ministri i çështjeve sociale, Jakob Forssmed (KD), duke theksuar rëndësinë […]

todayDecember 12, 2024 21

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%