Suedi & Scandinavia

1915 Results / Page 47 of 213

Background

Lajme

Krishtlindje pa borë në Suedi, mund të jetë më e gjelbra që nga viti 2020

Sipas parashikimeve të motit, Suedia pritet të përjetojë një Krishtlindje të pazakontë këtë vit, me shumë pak ose aspak borë. Meteorologu Lasse Rydkvist nga Klart.se ka deklaruar për gazetën Aftonbladet se banorët që jetojnë në gjysmën jugore të vendit nuk ka gjasa të shohin borë gjatë festave të Krishtlindjes. Ai thekson se kjo mund të jetë Krishtlindja më e gjelbër që nga viti 2020, duke iu referuar mungesës së borës […]

todayDecember 20, 2025 29

Lajme

Migrationsverket paralajmëron: Ndryshimet për lejet e qëndrimit mund t’i kushtojnë shtetit miliarda

Agjencia Suedeze e Migracionit, Migrationsverket, shpreh shqetësim për propozimin e qeverisë që synon ta bëjë të mundur heqjen e lejeve të përhershme të qëndrimit. Sipas agjencisë, ky propozim mund të jetë shumë më i kushtueshëm sesa është parashikuar fillimisht. Propozimi u paraqit në muajin shtator nga hetuesit e qeverisë. Megjithatë, Migrationsverket vlerëson se kostot janë nënvlerësuar. Në përgjigjen e saj zyrtare (remissvar), agjencia thekson se kostoja totale mund të arrijë […]

todayDecember 20, 2025 453

Lajme

Mot i ftohtë para Krishtlindjes, diell dhe temperatura pranë zeros.

Një ndryshim i motit pritet në Suedi, pasi erërat e ftohta nga Arktiku do të sjellin ulje të temperaturave, raporton Expressen. Të dielën, një zonë presioni i lartë do të vendoset mbi vend, dhe deri në Krishtlindje ka shumë gjasa që dielli të shfaqet. Në të njëjtën kohë, temperaturat do të afrohen me zero gradë edhe në pjesët jugore të vendit. Megjithatë, nuk pritet ndonjë mrekulli dimërore shanset për borë […]

todayDecember 20, 2025 24

Lajme

Krona norvegjeze dobësohet ndaj kronës suedeze

Krona norvegjeze po tregtohet në nivel historikisht të ulët krahasuar me kronën suedeze, raporton E24. Një pjesë e shpjegimit, sipas Nils Kristian Knudsen, strategut kryesor të Handelsbanken në Norvegji, është pritshmëri të ulëta për çmimet e naftës dhe fakti që tregtarët e valutave janë më pak të interesuar për kronën norvegjeze. Për më tepër, pritet që ekonomia suedeze të ecë më mirë se ajo norvegjeze në të ardhmen. “Zhvillimi këtu […]

todayDecember 20, 2025 19

Lajme

Dy nga tre suedezë dhurojnë për bamirësi

Dy nga tre suedezë japin para për bamirësi të paktën një herë në vit. Studimi i fundit nga Instituti SOM i Universitetit të Göteborgut tregon se kjo ka mbetur e qëndrueshme vitet e fundit, pavarësisht situatës ekonomike. Gratë dhe të moshuarit dhurojnë më shumë se burrat dhe të rinjtë. Gjithashtu, ata që kanë pikëpamje politike majtas japin më shumë se ata me pikëpamje të djathta. Drejtuesi i studimit, Marcus Weissenbilder, […]

todayDecember 20, 2025 24

Lajme

Raporti: Viruset e zakonshme i kushtojnë shoqërisë 25 miliardë në vit

Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e sinuseve janë disa nga sëmundjet që i kushtojnë shoqërisë suedeze rreth 25 miliardë krona çdo vit. Kjo bëhet e ditur në një raport të ri të publikuar nga Fondi për Virusët dhe Pandemitë. Raporti përfshin të gjithë popullsinë e Suedisë dhe është përgatitur mbi bazën e statistikave kombëtare, të dhënave nga regjistrat shtetërorë dhe burimeve publike. Sipas raportit, gjatë vitit 2024 kostoja totale […]

todayDecember 20, 2025 14

Lajme

Fjalimi i Kryeministrit për Krishtlindjet: Kohë më të mira janë përpara

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson (M), thotë se vendi po shkon drejt kohëve më të mira. Këtë mesazh ai e dha në fjalimin e tij për Krishtlindje, të cilin e mbajti para oxhakut të hapur në Harpsund. Sipas tij, Suedia po i afrohet një viti premtues, një ndryshim që qytetarët e kanë pritur prej kohësh. Kryeministri theksoi se pas disa viteve të vështira, të shënuara nga lufta në rajonin përreth […]

todayDecember 20, 2025 43

Lajme

Asnjë instancë nuk e mbështet propozimin për heqjen e lejeve të përhershme të qëndrimit. Faktet pse nuk duhen hequr lejet e përhershme?

Asnjë nga instancat zyrtare të konsultimit nuk e mbështet propozimin e qeverisë për të hequr lejet e përhershme të qëndrimit. Përkundrazi, kritikat janë shumë të forta. Propozimi konsiderohet në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë dhe pritet të kushtojë miliarda nga paratë e taksapaguesve. Sipas shqyrtimit të bërë nga Arbetsvärlden, 7 nga 10 instanca e kundërshtojnë hapur propozimin. Propozimi i qeverisë synon të ndryshojë ligjin në […]

todayDecember 19, 2025 263

Lajme

Të gjitha krimet mbi nivelin e gjobës mund të çojnë në dëbim nga Suedia

Qeveria suedeze planifikon që të gjitha veprat penale që dënohen me më shumë se gjobë të mund të çojnë në dëbim nga Suedia. Propozimi pritet t’i paraqitet Kuvendit në fillim të vitit 2026, ka deklaruar ministri i Migracionit Johan Forssell (Partia Moderatore) për gazetën Aftonbladet. Sipas planit, do të hiqen të gjitha përjashtimet që deri tani mund të ndalonin dëbimin. Kjo do të thotë se edhe lidhja e një personi […]

todayDecember 19, 2025 71

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%