Suedi & Scandinavia

1919 Results / Page 52 of 214

Background

Lajme

Çmimi i benzinës më i ulëti që nga viti 2021

Të mbushësh makinën me benzinë nuk ka qenë kaq lirë që nga koha e pandemisë. Në pikat më të lira të karburantit në Suedi, një litër kushton më pak se 14 korona këtë të martë. Revista automobilistike Carup raporton për një pikë karburanti në Älmhult, në rajonin Småland, ku një litër benzinë tani kushton 13,37 korona. Sipas revistës, çmimi i benzinës dhe naftës është ulur me 10 öre të martën […]

todayDecember 16, 2025 25

Lajme

Qeveria Suedeze më pak optimiste për punësimin, parashikim më i zymtë për papunësinë.

Qeveria e Suedisë ka përditësuar parashikimet e saj për ekonominë dhe tregun e punës, duke bërë që të rishikojë lart nivelin e papunësisë që pritet këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Kjo tregon një pamje më pak optimiste për punësimin sesa në parashikimin e mëparshëm, raporton Aftonbladet. Sipas vlerësimit të ri të Ministrisë së Financave: Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të jetë 1,6% këtë vit, më e […]

todayDecember 16, 2025 37

Lajme

Rritje e madhe ekonomike këtë vit, por parashikime më të ulëta për vitet 2026–2027

Ekonomia suedeze pritet të rritet më shumë se sa ishte parashikuar më herët gjatë këtij viti. Megjithatë, qeveria ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike në vitet 2026 dhe 2027. Këto të dhëna dalin nga një parashikim i ri ekonomik që qeveria e Suedisë prezantoi sot. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), deklaroi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Suedisë pritet të rritet me 3,0% vitin e ardhshëm. Ky është […]

todayDecember 16, 2025 41

Lajme

Gjysma e ushqimeve janë bërë më të lira që nga viti 2024

Edhe pse çmimet e ushqimeve kanë qenë të larta për një kohë të gjatë, një pjesë e madhe e produkteve në dyqanet suedeze janë bërë më të lira gjatë vitit të fundit. Sipas një analize të gazetës DN, pothuajse gjysma e të gjitha ushqimeve kanë ulur çmimin që nga viti 2024. Raporti tregon se disa produkte nuk kanë pasur asnjë rritje çmimi që nga pandemia, ndërsa produkte të tjera kanë […]

todayDecember 16, 2025 17

Lajme

Çrregullime të mëdha në trafikun e pendeltåg

Ka vonesa të mëdha në trafikun e pendeltåg mes Södertälje dhe Uppsala. Udhëtarët po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi në udhëtim. Sipas njoftimeve, vonesat janë shkaktuar nga defekte të mëparshme në ndërruesit e shinave. Puna për rregullimin e situatës është në vazhdim, por çrregullimet vazhdojnë edhe aktualisht. Udhëtarëve u rekomandohet të ndjekin informacionet më të fundit lidhur me trafikun.

todayDecember 16, 2025 26

Lajme

Furnizuesit e ushqimit ngrenë alarmin: “Nuk e kemi rritur çmimin prej shtatë vitesh”

Fermerë të vegjël dhe prodhues ushqimesh paralajmërojnë se po vihen nën presion nga gjigantët e tregtisë ushqimore për të mbajtur çmimet e ulëta dhe se po e kanë të vështirë të mbijetojnë financiarisht, pavarësisht se çmimet në dyqane po rriten. Këtë e raporton P4 Malmöhus. Kultivuesi i domateve Mats Olofsson, i cili ka ndaluar së shitur përmes Coop, thotë se nuk ka mundur të rrisë çmimet prej shtatë vitesh. “Të […]

todayDecember 16, 2025 23

Lajme

Pesë sindikata kundër ligjit që kërcënon lejet e qëndrimit të përhershme: “Një humbje për Suedinë”

Një hetim shtetëror i udhëhequr nga Sverigedemokraterna (SOU 2025:99) ka propozuar një ligj që do të lejonte të tërhiqeshin në mënyrë retroaktive lejet e qëndrimit të përhershme që janë dhënë më parë. Ky është një hap pa precedent në ligjin suedez dhe mund të shkatërrojë jetën e njerëzve dhe vendet e punës. Pesë sindikata të mëdha thonë qartë: Jo për këtë ligj. Sindikatat shpjegojnë se rishikimi dhe tërheqja e vendimeve […]

todayDecember 15, 2025 475

Lajme

Vetëm një person ka marrë subvencionin për rikthim në vendin e origjinës

Këtë vit, vetëm një person ka përfituar nga subvencioni për rikthim në vendin e origjinës, raporton Ekot. Subvencioni pritet të rritet ndjeshëm që nga janari. Ata që zgjedhin të rikthehen në vendin e tyre të origjinës do të mund të marrin deri në 350,000 korona. Më parë, subvencioni ishte vetëm 10,000 korona për person. Një familje mund të marrë deri në 600,000 korona. Megjithatë, deri tani, interesimi ka qenë shumë […]

todayDecember 15, 2025 250

Lajme

Taksat komunale ndryshojnë vitin e ardhshëm, shumica e komunave ulin taksën.

Banorët në shumë komunave në Suedi do të paguajnë taksë më të ulët vitin e ardhshëm. Sipas Emelie Värja, ekonomiste kryesore në SKR, kjo ndodh sepse komunat nuk janë më nën presion financiar. “Situata duket më mirë ekonomikisht për vitin 2026”, thotë ajo. Një analizë e Kryesisë Statistikore Qendrore (SCB) tregon se në 45 komunave taksa do të ulet, ndërsa në 16 komunave do të rritet. Mesatarisht, niveli i taksës […]

todayDecember 15, 2025 50

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%