Suedi & Scandinavia

1459 Results / Page 58 of 163

Background

Lajme

Fiken sinjalizimet në qendër të Göteborgut, qarkullimi bëhet më i vështirë.

Java e ardhshme, qyteti i Göteborgut do të fikë sinjalizimet e trafikut në Järntorget, në qendër të qytetit. Qarkullimi në këtë zonë ka qenë i komplikuar për një vit për shkak të ndërtimit të vazhdueshëm, dhe të hënën situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për të gjithë: shoferë, çiklistë, këmbësorë dhe drejtues tramvajesh, raporton GP. Fredrik Edström, drejtues i ndërtimit në shërbimin e zhvillimit të qytetit, thotë: “Do […]

todayOctober 18, 2025 12

Lajme

Tension mes Partisë së Gjelbër dhe Socialdemokratëve për politikën e emigracionit

Nëse opozita fiton zgjedhjet e ardhshme, negociatat mes Partisë së Gjelbër (MP) dhe Socialdemokratëve (S) pritet të jenë të vështira në disa fusha kryesore: emigracion, energjia dhe drejtësi. Këtë e raportoi SVT Nyheter, duke theksuar se qëndrimet e partive janë ende larg njëra-tjetrës. Magnus P. Wåhlin, anëtar i kryesisë së Partisë së Gjelbër, tha se çështja e emigracionit është “plotësisht vendimtare” për partinë e tij. “Kjo është shumë e rëndësishme […]

todayOctober 18, 2025 39

Lajme

Rrezik për ngrica të papritura në disa zona të Suedisë këtë fundjavë

Pas disa aksidenteve të ndodhura për shkak të rrugëve të rrëshqitshme në Suedinë Perëndimore të shtunën, meteorologu i SVT-së, Pererik Åberg, ka paralajmëruar se edhe zona të tjera të vendit mund të preken nga i njëjti rrezik në ditët në vijim. Sipas tij, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe mëngjesit, kur temperaturat bien dhe rrugët mund të ngrijnë papritur. “Shumica duhet të tregojnë kujdes dhe […]

todayOctober 18, 2025 24

Lajme

Ora dimërore 2025, ja kur duhet ta ktheni një orën pas ?

Është përsëri ajo periudha e vitit kur duhet të kthejmë orën një orë pas. Nëse në pranverë i nxorre mobiliet e kopshtit apo të ballkonit, tani ka ardhur koha t’i fusësh brenda dhe bashkë me to të kujtohesh të kthesh orën prapa. Natën mes të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor, kalojmë nga ora verore në orën dimërore, që në fakt quhet kohë normale. Si ta mbash […]

todayOctober 18, 2025 75

Lajme

Rregulla të reja në BE për çantat e dorës. Parlamenti Evropian sfidon Ryanair dhe Lufthansën.

Parlamenti Evropian ka vendosur t’i japë fund tarifave shtesë që kompanitë ajrore vendosin për çantat e dorës. Deputetët në Bruksel duan një ligj të ri që garanton se çdo udhëtar mund të marrë me vete një çantë dore deri në 7 kilogramë pa pagesë shtesë, si dhe të marrë kompensim më të lartë për fluturimet e vonuara. Kompanitë ajrore, me Ryanair dhe Lufthansa në krye, e kanë quajtur këtë propozim […]

todayOctober 18, 2025 114

Lajme

Åkesson: Tani do të jetë më e lehtë të dënohen pedofilët

Dy ndryshime të rëndësishme ligjore që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm pritet të sjellin një përmirësim të madh në luftën kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve. Kryetari i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Åkesson, e ka bërë të ditur këtë përmes një shkrimi në faqen e opinionit të gazetës Expressen. Sipas tij, ligjet e reja do ta bëjnë më të lehtë për drejtësinë suedeze që të dënojë personat që […]

todayOctober 18, 2025 45

Lajme

Disa aksidente në rrugët e Suedisë Perëndimore: “Ishte jashtëzakonisht rrëshqitëse”

Mëngjesin e sotëm, rrugët në pjesën perëndimore të Suedisë janë bërë shumë të rrëshqitshme, duke shkaktuar disa aksidente. Sipas gazetës GP, një kamion është vendosur pingul në mes të rrugës në autostradën E20, duke bllokuar qarkullimin për një kohë të gjatë. Aksidente të tjera janë raportuar edhe në rrugën kombëtare 40, ku disa automjete kanë dalë nga rruga për shkak të akullit. Gazeta Aftonbladet shkruan se përplasje kanë ndodhur gjithashtu […]

todayOctober 18, 2025 31

Lajme

Shumë e vështirë të kryhen dëbimet drejt Afganistanit

Që prej vitit 2021, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, Suedisë i është bërë pothuajse e pamundur të dëbojë njerëzit që u është refuzuar leja e qëndrimit drejt atij vendi. Këtë e raporton Ekot, duke theksuar se vetëm kthimet vullnetare mund të realizohen. Që nga marrja e pushtetit nga talebanët, vetëm 18 persona kanë pranuar të kthehen me dëshirë. Sipas autoriteteve suedeze, aktualisht në vend ka mbi 2 000 persona […]

todayOctober 17, 2025 41

Lajme

Vetëm një “luftë kulturore” ndan Socialdemokratët dhe Moderatët për politikën e emigracionit

Vetëm një “luftë kulturore” qëndron mes Socialdemokratëve (S) dhe Moderatëve (M) kur bëhet fjalë për politikën e integrimit. Kështu ka deklaruar për Göteborgs-Posten (GP) përfaqësuesja e Socialdemokratëve për çështjet e integrimit, Lawen Redar. Sipas saj, qëndrimet e dy partive janë shumë të afërta, por Moderatët preferojnë të bëjnë debat dhe të tregojnë kundërshti, në vend që të kërkojnë marrëveshje. “Politikat tona janë pothuajse të ngjashme. Është vetëm një luftë kulturore […]

todayOctober 17, 2025 53

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%