Suedi & Scandinavia

1462 Results / Page 76 of 163

Background

Lajme

Imami predikoi për “gra të pabindura” dhe dhunë ndaj tyre

Imami Saleh Abouelenen predikoi për “gra të pabindura” dhe tha se burrat duhet t’i rrahin gratë e tyre kur ato “nuk mund të kontrollohen më”, raporton Expressen. Imami, i cili predikoi në Kristianstad, foli për disa hapa që sipas tij burrat duhet të ndjekin: së pari gruaja duhet të paralajmërohet, pastaj të shmanget në shtrat dhe nëse as kjo nuk funksionon, burri duhet ta rrahë, sipas imamit. Ai gjithashtu thotë […]

todaySeptember 29, 2025 33

Lajme

Ministrat të shokuar: Predikimi i imamit në Kristianstad është krejtësisht i papranueshëm

Ministrat suedezë kanë reaguar fuqishëm pas raportimit të Expressen për imamin Saleh Abouelenen, i cili predikoi në një xhami mbi mënyrën se si burrat mund të rrahin gratë e tyre. Socialministri Jakob Forssmed (KD) shkruan në X se predikimi është “i tmerrshëm dhe krejtësisht i papranueshëm”. Migrationsministri Johan Forssell (M) thotë: “Avskyvärd hederskultur “kultura e neveritshme e nderit” nuk ka asnjë vend në Suedi.” Edhe kryetarja e Liberaleve, Simona Mohamsson, […]

todaySeptember 29, 2025 67

Lajme

Pensionistët që mashtrojnë marrin miliona, por pak prej tyre ndëshkohen.

Shtesa e qirasë që duhet t’i ndihmojë të moshuarit për një strehim të mirë po keqpërdoret në mënyrë masive. Hetimet tregojnë se çdo vit miliona krona nga taksat përfundojnë në xhepat e mashtruesve, por vetëm pak persona marrin dënim. “Bëhet fjalë për para publike dhe ato duhet të shkojnë tek ata që kanë të drejtë,” thotë Lisa Nordenhäll, shefe e njësisë së kontrolleve në Autoritetin e Pensioneve. Rasti i Leilës […]

todaySeptember 29, 2025 54

Lajme

Socialdemokratët premtojnë të shkurtojnë pritjet në kujdesin shëndetësor në Stokholm

Partia Socialdemokrate në Stokholm ka premtuar të ulë listat e pritjes për kujdesin shëndetësor në kryeqytet, raporton gazeta DN. Socialdemokratët qeverisin së bashku me Partinë Qendrore (C) dhe Partinë e Gjelbër (MP), dhe bashkëpunojnë me Partinë e Majtë (V). Ata planifikojnë të investojnë gjysmë miliardi krone në buxhetin e vitit të ardhshëm. “Po bëjmë një investim të madh në shëndetësi dhe po prezantojmë një paketë të madhe dhe historike për […]

todaySeptember 29, 2025 14

Lajme

Lejet e qëndrimit të përhershëm japin siguri, propozimi i ri shqetëson shumë njerëz në Suedi.

Shumë njerëz në Suedi janë të shqetësuar për një propozim ligji që mund të lejojë qeverinë të revokojë lejet e qëndrimit të përhershëm. Kjo është një temë që ka ngjallur debat të madh në vend. Safiollah Alizadeh, infermier i licencuar, thotë se lejet e qëndrimit të përhershëm i dhanë atij dhe miqve të tij stabilitet dhe mundësinë të bëhen pjesë e shoqërisë. Ai e sheh me shqetësim të madh këtë […]

todaySeptember 29, 2025 149

Lajme

Ministri danez: “Ky është një realitet i ri”

Qeveria daneze njofton se që nga e enjtja nuk ka pasur pengesa të rëndësishme në aeroportet e vendit, edhe pse janë vërejtur dronë. Kështu tha ministri i drejtësisë, Peter Hummelgaard, gjatë një konferencë për shtyp. Ai e përshkroi aktivitetin e dronëve si një shenjë të luftës hibride dhe bëri lidhje me mësimet që bota nxori pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator 2001. “Ky është një realitet i ri, […]

todaySeptember 29, 2025 22

Lajme

Kristersson: Çfarë po ndodh në Evropë mund të ndodhë edhe në Suedi

Të hënën pasdite, qeveria suedeze dha një konferencë për shtyp për situatën e sigurisë pas shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore evropiane nga dronët. Në konferencë morën pjesë kryeministri Ulf Kristersson, ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard dhe ministri i Mbrojtjes Pål Jonson. Para konferencës, ata kishin zhvilluar një takim me të gjitha partitë e parlamentit suedez. Kryeministri Kristersson njoftoi se Suedia do ta ndihmojë Danimarkën për të siguruar samitin […]

todaySeptember 29, 2025 72

Lajme

Qeveria suedeze do kontrolle më të rrepta për stafin e shkollave

Qeveria e Suedisë ka propozuar që të forcohen kontrollet për të kaluarën “kriminale” për të gjithë personelin e shkollave, raporton SVT Nyheter. Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson (L), tha se drejtuesit e shkollave duhet të kenë mundësi të sigurohen që asnjë pedofil të mos jetë i pranishëm në korridoret e shkollës. Sipas propozimit, më shumë lloje veprash penale do të shfaqen në ekstraktin nga regjistri penal. Po ashtu, do të […]

todaySeptember 29, 2025 28

Lajme

Socialdemokratët: Suedia duhet të përfshihet në “murin e dronëve” të Europës

Partia Socialdemokrate kërkon që Suedia të bëhet pjesë e bashkëpunimit të ri të Bashkimit Evropian për mbrojtjen kundër dronëve. Kryetarja e partisë, Magdalena Andersson, tha se Suedia duhet të marrë një rol aktiv në këtë projekt. “Mendoj se Suedia duhet të jetë një pjesë aktive në këtë”, u shpreh Andersson para se të hynte në një takim mbi sigurinë me të gjithë krerët e partive në parlament. Deri tani, vetëm […]

todaySeptember 29, 2025 13

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%