Suedi & Scandinavia

1431 Results / Page 87 of 159

Background

Lajme

Eksperti paralajmëron: 420 mijë suedezë po paguajnë më shumë për rrymën elektrike.

Rreth 420 mijë banorë në Suedi rrezikojnë të paguajnë shumë më tepër para për korentin e tyre, thotë ekspertja e faqes Elskling, Anne by Nazemi, shkruan DI. Shkaku është i thjeshtë: shumë familje nuk zgjedhin vetë një kontratë për rrymën dhe përfundojnë automatikisht tek opsioni më i shtrenjtë i kompanive të energjisë  i quajtur kontratë e caktuar (anvisat avtal). Sipas ekspertes, kjo do të thotë se konsumatorët mund të paguajnë […]

todaySeptember 14, 2025 21

Lajme

Një vit deri në zgjedhje: Opozita kryeson në sondazhe

Sot nis numërimi mbrapsht: mbetet vetëm një vit deri në zgjedhjet parlamentare në Suedi. Sipas Omnipoll, përmbledhja e fundit e të gjitha sondazheve të opinionit publik, opozita ka një përparësi të qartë ndaj partive të marrëveshjes së Tidös. Katër partitë opozitare mbledhin së bashku 52,7% të votave, ndërsa partitë në pushtet arrijnë në 45,3%. Socialdemokratët rriten, Liberalët bien nën prag Në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022: Socialdemokratët […]

todaySeptember 13, 2025 56

Lajme

Qeveria përballet me sfidë të madhe, opozita kryeson në sondazhe

Katër partitë e opozitës në Suedi kanë një epërsi prej 7,4 pikësh përqindje ndaj qeverisë dhe partive të bllokut Tidö. Këtë e tregon Omnipoll, një përmbledhje e sondazheve të opinionit nga Omni dhe Demoskop, e publikuar saktësisht një vit para zgjedhjeve parlamentare. “Për qeverinë duket mjaft e vështirë që të fitojë një mandat tjetër me shumicë, por nuk është e pamundur”, tha Johan Martinsson, politolog dhe shef i sondazheve në […]

todaySeptember 13, 2025 45

Lajme

Socialdemokratët duan dënime më të rënda për kriminelët e bandave

Kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka thënë se partia e saj mbështet propozimin për të dyfishuar dënimet ndaj personave që merren me krim bande. Ky është një hap tjetër i partisë drejt një politike më të ashpër kundër kriminalitetit. Andersson tha se arsyeja kryesore është situata e rëndë me dhunën dhe vrasjet që po prekin shumë njerëz në Suedi. Që pas zgjedhjeve të vitit 2022, Socialdemokratët kanë forcuar qëndrimin e […]

todaySeptember 13, 2025 23

Lajme

Suedia kërkon të luftojë përjashtimin shoqëror me “zona integrimi”

Një shoqëri e fortë fillon nga familja dhe nga siguria që fëmijët marrin kur shohin prindërit e tyre të shkojnë në punë. Por sot Suedia përballet me një problem serioz: rreth 180 zona të vendit janë të prekura nga përjashtimi shoqëror, ku shumë banorë përballen me papunësi, pasiguri dhe mungesë shprese. Partia Moderatët thotë se nuk pranon që gjenerata e re të rritet në mjedise ku ëndrrat zvogëlohen në vend […]

todaySeptember 13, 2025 286

Lajme

Moderatët propozojnë ulje taksash në lagjet e rrezikuara

Partia Moderata ka paraqitur një plan të ri për integrimin, ku një nga idetë kryesore është ulja e taksave në lagjet e rrezikuara. Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), ka thënë për gazetën Svenska Dagbladet se qeveria duhet të krijojë të ashtuquajturat “zona integrimi”. Në këto zona, shteti do të ketë mundësi të vendosë ligje të veçanta për të ndihmuar njerëzit të hyjnë më lehtë në tregun e punës. Propozimi […]

todaySeptember 12, 2025 23

Lajme

Kritikat hidhen poshtë: “Terminali i Slussen-it është i sigurt”

Nuk ka arsye të thirret një grup ndërkombëtar ekspertësh për të kontrolluar sigurinë e terminalit të ri të autobusëve në Slussen, i cili do të hapet në vitin 2026. Këtë e thotë zëdhënësi i shtypit i Administratës së Transportit, Andreas Strömberg, në një deklaratë për gazetën suedeze Dagens Nyheter. Kritika për sigurinë janë ngritur nga përfaqësues sindikalë dhe inspektorë kryesorë të sigurisë, por Strömberg thekson se ndërtimi është analizuar për […]

todaySeptember 12, 2025 48

Lajme

Autobusi 65 kthehet në Kungsholmen, por linja 54-a shkurtohet.

Pas kritikave të mëdha ndaj shkurtimit të linjave vitin e kaluar, SL ka vendosur të rikthejë linjën e shumëpritur 65 në Kungsholmen. Por ndryshimet sjellin edhe shkurtim të linjës 54. Rikthimi i 65-ës Vitin e kaluar, heqja e linjës 65 nga Kungsholmen shkaktoi zemërim të madh tek banorët. Tani, këshilltari i ri rajonal për transportin, Jakop Dalunde (MP), ka konfirmuar se linja kthehet më 14 dhjetor. “Jemi shumë të lumtur […]

todaySeptember 12, 2025 14

Lajme

Paralajmërim: Kriminelët shesin skema mashtrimi të gatshme

Policia e Shtetit ka nisur një operacion të ri kombëtar për të ndalur mashtrimet që bëhen përmes telefonatave dhe mesazheve, raporton Ekot. Aksioni synon të luftojë një formë mashtrimi të quajtur “vishing”, ku kriminelët përpiqen të mashtrojnë njerëzit duke u paraqitur si përfaqësues të bankave apo autoriteteve. Operacioni do të drejtohet nga Departamenti Operativ Kombëtar (Noa) në bashkëpunim me rajonet policore. Sipas policisë, qëllimi është të kapen personat që ndodhen […]

todaySeptember 12, 2025 31

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%