Suedi & Scandinavia

1430 Results / Page 91 of 159

Background

Lajme

Buxheti i ri: Zbritje tatimore për punë, pensione dhe kopshte më të përballueshme

Partitë e Tidö prezantojnë një zbritje të re tatimore për punë, e dhjeta me radhë, që i jep një punonjësi mesatar rreth 400 koronë më shumë në muaj. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), tha se për të ardhurat prej 300 000 koronash në vit, kjo do të thotë rreth 1 800 koronë shtesë në vit, ndërsa ai që fiton 500 000 koronë do të marrë rreth 4 700 koronë më shumë. Pensionistët gjithashtu […]

todaySeptember 8, 2025 53

Lajme

E Majta: Të ndalohet rritja e fshehtë e çmimeve të ushqimit

Partia e Majtë kërkon që dyqanet të tregojnë se sa kushtonin ushqimet më 4 shtator, për të siguruar që çmimet nuk po rriten fshehurazi para uljes së tatimit mbi ushqimin vitin e ardhshëm. Kryetarja e partisë, Nooshi Dadgostar, tha se kontrolli i çmimeve është i nevojshëm që ulja e tatimit të ndihmojë vërtet konsumatorët. Ajo tha se disa dyqane veprojnë si gjatë zbritjeve të Black Friday, ku çmimet ngrihen përpara […]

todaySeptember 8, 2025 15

Lajme

Rënie e madhe e kërkesave për azil në BE

Kërkesat për azil në Bashkimin Europian ranë me 23% gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, raporton agjencia AFP. Rënia konsiderohet “e dukshme” nga Agjencia e BE-së për Azilin (EUAA). Sipas agjencisë, shpjegimi kryesor për këtë ulje është se më pak sirianë po kërkojnë mbrojtje, pasi diktatori i njohur sirian, Bashar al-Assad, u rrëzua në dhjetor.

todaySeptember 8, 2025 14

Lajme

Prodhim i dobët i mjaltit, çmimet pritet të rriten këtë dimër.

Ky vit ka qenë i vështirë për bletarët në të gjithë Suedinë. Si pasojë, në dimër do të ketë më pak mjaltë në treg dhe çmimet do të rriten. Lajmin e ka bërë të ditur TV4 Nyheterna. Shkaqet kryesore janë një pranverë e ftohtë, e ndjekur nga thatësira, dhe fakti që më pak koshere bletësh se zakonisht e kaluan dimrin. Kryetari i organizatës Svensk Landskapshonung, Håkan Lantz, shpjegon: “Deri tani […]

todaySeptember 8, 2025 12

Lajme

Ekonomistët: Rrisni ndihmën për të papunët afatgjatë

Sistemi i ndihmës së papunësisë në Suedi është i vendosur në mënyrë të gabuar. Sot, ndihma ulet me kalimin e kohës, por sipas ekonomistëve Jonas Kolsrud dhe Peter Nilsson, ajo duhet të bëhet ndryshe: të rritet për ata që kanë qenë më gjatë pa punë. Këtë ata e shkruajnë në një artikull në DN Debatt. Arsyeja pse sistemi funksionon si tani është që personat e papunë, pasi ulet ndihma, të […]

todaySeptember 8, 2025 35

Lajme

Gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga dëbimet në Suedi

Numri i dëbimeve në Suedi është rritur ndjeshëm dhe kjo ka goditur edhe fëmijët. Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, janë dëbuar 1 845 familje, që është 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 47% më shumë krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave, nga këto dëbime janë prekur 422 fëmijë, pra 80 fëmijë më shumë se një vit më parë. Lajmin […]

todaySeptember 8, 2025 151

Lajme

Qeveria ul taksën e energjisë dhe vendos mbrojtje nga çmimet e larta

Qeveria ka vendosur të ulë taksën e energjisë elektrike me gati 10 öre për kilovat-orë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. Kjo ulje përbën rreth 20% të taksës së zakonshme dhe do t’i kursejë një familjeje pa ngrohje me rrymë rreth 1 000 krona në vit. Në një shkrim për Aftonbladet Debatt, partitë e marrëveshjes së Tidö e përshkruajnë këtë vendim si një “paketë mbrojtëse” për familjet dhe […]

todaySeptember 8, 2025 20

Lajme

Shqiptarja nga Kosova fiton kurorën e Miss Finlanda (Suomi) 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt spektakli i bukurisë “Miss Finlanda 2025”, ku fituese u shpall 22-vjeçarja nga Helsinki, Sarah Dzafce. Sarah, e cila është me nënë nga Finlanda dhe baba nga Kosova, ka rrëfyer më herët se origjina e saj multikulturore i ka dhënë forcë dhe vetëbesim. “Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Kjo ka kërkuar veçanërisht besim në veten time. Nuk kam dyshuar asnjë çast që nuk meritoja të isha këtu. […]

todaySeptember 7, 2025 42

Lajme

Kodi sekret në patentën suedeze, mos e jepni kurrë.

Në patentën suedeze të drejtimit ekziston një kod sekret, i quajtur numër reference, të cilin nuk duhet ta jepni kurrë askujt. Ky numër është i mbrojtur nga ligji për sekretin dhe transparencën publike. Çdo patentë ka disa fusha me të dhëna. Shumica janë të kuptueshme, si emri, mbiemri, data e lindjes dhe datat e vlefshmërisë së patentës. Por rreshti 4d, ku ndodhet numri i referencës, nuk është i njohur për […]

todaySeptember 7, 2025 144

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%