Suedi & Scandinavia

1430 Results / Page 92 of 159

Background

Lajme

Kaos në aeroportin Arlanda, çift i vonuar u arrestua pasi sulmoi portën e imbarkimit.

Një situatë e pazakontë ndodhi të dielën paradite në aeroportin Arlanda të Stokholmit, kur një çift pasagjerësh që kishin mbërritur me vonesë te porta e imbarkimit shkaktuan kaos. Sipas zëdhënëses së policisë, Rebecca Landberg, pasagjerët filluan të tërhiqnin me forcë të gjitha dyert dhe të shtypnin të gjithë butonat. Ata arritën të zbrisnin pa leje deri te porta e avionit dhe madje aktivizuan edhe një alarm zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të […]

todaySeptember 7, 2025 42

Lajme

Grupe qytetare që ndjekin pedofilët po përhapen në Suedi.

Një grup që e quan veten Pedo Hunting Sweden (PHS) po përhapet me shpejtësi në disa qytete të Suedisë, raporton TV4 Nyheterna. Ashtu si faqja e njohur Dumpen, anëtarët e PHS shtiren si fëmijë në rrjetet sociale dhe përpiqen të tërheqin burra të rritur që kërkojnë kontakt seksual me ta. Por ndryshe nga Dumpen, ky grup përdor metoda më të dhunshme. Ata janë akuzuar për rrahje, poshtërim publik dhe madje […]

todaySeptember 7, 2025 54

Lajme

Stegrud: Nuk kisha për qëllim të fyej apo nënvlerësoj

Jessica Stegrud, nga partia Sverigedemokraterna (SD), i është përgjigjur kritikave të ashpra ndaj një postimi të saj në X, ku ajo vuri re se dy persona me prejardhje emigrante po debatonin për kulturorkanon suedez në televizionin SVT. Bëhet fjalë për ministren e Kulturës, Parisa Liljestrand (M), dhe zëdhënësen e socialistëve, Lawen Redar. Stegrud thotë se ajo “absolutisht nuk” kishte për qëllim të fyejë apo të nënvlerësojë këta dy debatues. Ajo […]

todaySeptember 7, 2025 23

Lajme

Pronësia e huaj, një përfitim për ekonominë suedeze

Blerjet e huaja të kompanive suedeze nuk janë domosdoshmërisht diçka negative. Përkundrazi, ato mund të jenë një përfitim të madh për ekonominë suedeze. Një raport i Grupit të Ekspertëve për Studime në Ekonominë Publike tregon se edhe pse vetëm 8% e kompanive në Suedi janë në pronësi të huaj, ato kontribuojnë me plot 40% të rritjes së produktivitetit në ekonominë suedeze. “Blerjet e huaja janë përgjithësisht të favorshme për ekonominë […]

todaySeptember 7, 2025 30

Lajme

Suedia drejt rregullave më të ashpra për dëbimet, më të fortat në vëndet nordike

Suedia pritet së shpejti të ketë rregullat më të ashpra për dëbimet në gjithë vendet nordike, duke kaluar edhe Danimarkën. Qeveria e Moderatat po përgatit një ligj të ri që synon të rrisë me gjashtë herë numrin e dëbimeve. Kryeministri vizitoi këtë javë Kopenhagën, ku bisedoi me homologun e tij danez, Kaare Dybvad Bek, për këtë çështje. Ai theksoi se nuk mjafton që një person të dënohet me dëbim, por […]

todaySeptember 7, 2025 86

Lajme

Hëna e kuqe shfaqet në Suedi të dielën në mbrëmje

Të dielën në mbrëmje qytetarët e Suedisë do të kenë mundësinë të shohin një hënë të kuqe, një fenomen i quajtur “hënë e gjakosur”, shkruan TT. Ky fenomen ndodh rreth një herë në dy vjet kur hëna e plotë futet në hijen e tokës. Hëna do të ngrihet mbi horizontin në lindje rreth orës 19:30. Në atë moment, eklipsi tashmë ka filluar dhe do të zgjasë rreth një orë e […]

todaySeptember 6, 2025 52

Lajme

Informacion mbi helmimet nga kërpudhat në 34 gjuhë para sezonit të vjeshtës

Para fillimit të sezonit të kërpudhave në vjeshtë, autoritetet suedeze po ofrojnë broshura në 34 gjuhë të ndryshme dhe kanë nisur fushata informuese për kërpudhat e ngrënshme dhe ato të pangrënshme, raporton TV4 Nyheterna. Peter Hultén, ekspert për kërpudhat në Qendrën e Informacionit për Helmimet, thotë: “Në vitet e fundit kemi parë që mjaft njerëz me origjinë të huaj janë helmuar nga kërpudhat.” Së fundmi, tetë turistë të huaj në […]

todaySeptember 6, 2025 22

Lajme

Ekspertët: Inflacioni i paqartë, Banka Qendrore në situatë të vështirë.

Shifrat paraprake të inflacionit të publikuara të enjten treguan rezultate të përziera, gjë që e bën të vështirë të kuptohet se ku po shkon ekonomia. Këtë e theksoi krye-ekonomisti i Dahlgren Capital, Klas Eklund, në emisionin Ekonomibyrån të SVT-së. “Është e arsyeshme të besohet se trendi është në një rënie të ngadaltë, por nuk ka asgjë të sigurt. Prandaj, Banka Qendrore ndodhet në një situatë mjaft të ndërlikuar”, tha Eklund. […]

todaySeptember 6, 2025 24

Lajme

Kontrolle të reja për shtetësinë suedeze, koha e pritjes edhe më e gjatë.

Procesi për marrjen e shtetësisë suedeze po zgjatet edhe më shumë. Arsyeja janë kontrollet e reja të identitetit dhe kërkesa që aplikuesit të paraqiten personalisht në Migrationsverket. Çfarë ka ndryshuar? Që nga pranvera, të gjithë ata që kërkojnë shtetësinë duhet të plotësojnë një pyetësor më të zgjeruar dhe të shfaqen fizikisht në zyrat e Migrationsverket. Qëllimi është të sigurohet më mirë identiteti i aplikuesve. Kjo ka bërë që procesi, i […]

todaySeptember 6, 2025 837 1

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%