Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Centerpartiet ka thirrur drejtorin e përgjithshëm të Migrationsverket pas dëbimeve të bujshme të adoleshentëve. Lajmi është raportuar nga Aftonbladet.
Partia kërkon sqarime për mënyrën se si po trajtohen këto raste, sidomos për kohëzgjatjen e procedurave. Sipas tyre, shumë të rinj detyrohen të presin me vite të tëra për një vendim përfundimtar.
“Nuk është një trajtim i arsyeshëm i një njeriu”, ka deklaruar për gazetën zëdhënësi për politikën e emigracionit i partisë, Niels Paarup-Petersen.
Përveç kësaj, partia dëshiron të dijë se çfarë lloj vendimesh apo masash i nevojiten autoritetit për të ndalur dëbimet e adoleshentëve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/8pQWOr/tonarsutvisningarna-centerpartiet-kallar-upp-migrationsverket
Written by: admin