Lajme

Çerdhja në Malmö ndalon prindërit të marrin pjesë në festën e Shën Lucias ë, vendimi mbështetet te Konventa e Fëmijëve.

todayDecember 1, 2025 40

Background
share close

Debati për pjesëmarrjen e prindërve në festimet e Shën Lucias po bëhet gjithnjë e më i madh në Suedi. Në çerdhen Kalkbrottets förskola në Malmö, është marrë një vendim i qartë: prindërit nuk do të lejohen të marrin pjesë në festimin e fëmijëve, raporton Aftonbladet.

Drejtoresha e çerdhes, Kristin Lundin, thotë se shumë fëmijë ndihen keq gjatë performancës dhe se vendimi merret për t’i mbrojtur ata. Ajo thotë se mbështetet te Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, duke theksuar se po vepron “për të mirën e fëmijëve”.

Por shumë prindër janë të zemëruar.

“Duhej të ishte një moment i këndshëm dhe plot krenari për të gjithë. Dua ta ndaj këtë me fëmijët e mi. Djemtë e mi u trishtuan shumë që nuk na lejuan të shkojmë e t’i shohim,” thotë nëna Louise Hardemo për gazetën.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%