Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjykata e Bashkimit Europian me seli në Luksemburg ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të gjithë pushuesit.
Një çift polak ishte ankuar në gjykatë për një hotel në Shqipëri.
Sipas këtij çifti, hoteli ishte në ndërtim e sipër, zhurma ishte e lartë, radhët në bufenë e ushqimeve ishin shumë të gjata dhe pishina ishte e shkatërruar.
Edhe pse kishin paguar për një shërbim all-inclusive, ata nuk morën aspak një gjë të tillë.
Turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar.
Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.
Procesi kishte të bënte me një çift polak, që kishin prenotuar një paketë all-inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve.
Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.
Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.
Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni.
Written by: admin