Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vitit e ardhshëm priten çmime më të ulëta të ushqimeve, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT. Një nga arsyet kryesore është ulja e TVSH-së për ushqimet, e cila do të zbresë nga 12 % në 6%.
Sipas Swedbank, kjo ulje pritet të reflektohet pothuajse plotësisht në çmimet që paguajnë konsumatorët.
“Ne presim që ulja e TVSH-së të ketë pothuajse ndikim të plotë. Vlerësimi ynë është se çmimet e ushqimeve do të bien disi vitin e ardhshëm, rreth 5%”, thotë Andreas Wallström, shef i parashikimeve në Swedbank, për TT.
Wallström përmend edhe tre arsye të tjera që ndikojnë në uljen e çmimeve: forcimi i kronës suedeze, çmime të qëndrueshme të energjisë dhe rënia e çmimeve të lëndëve të para.
Written by: admin