Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e banesave u rritën gjatë muajit janar, por rritja ishte më e vogël nga sa ishte parashikuar. Këtë e tregon raporti i fundit i SBAB për tregun e banesave, i quajtur Bomarknadstemp.
Në të gjithë vendin, çmimet e banesave u rritën mesatarisht me 1,2%. Megjithatë, kur të dhënat llogariten duke hequr ndikimin sezonal, çmimet nuk tregojnë rritje, por mbetën të pandryshuara.
Zhvillimi i çmimeve nuk ishte i njëjtë kudo. Në qytetet e mëdha pati dallime të qarta, me disa zona që shënuan rritje dhe të tjera që patën zhvillim më të dobët.
Sipas kryeekonomistit të SBAB, Robert Boije, rritja e çmimeve në janar është e ngjashme me atë që zakonisht ndodh në këtë muaj, por trendi i përgjithshëm rritës ka filluar të zbehet.
“ Çmimet po rriten afërsisht si zakonisht në janar, por megjithatë trendi i rritjes është dobësuar”, tha ai për agjencinë e lajmeve.
Megjithë rritjen e regjistruar në janar, çmimet e banesave janë ende rreth 11” më të ulëta krahasuar me nivelet më të larta të arritura në pranverën e vitit 2022.
Burimi: TT
Written by: admin