Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e energjisë elektrike rritet ndjeshëm gjatë së enjtes, duke arritur kulmin në rreth 5 korona për kilovat-orë gjatë orëve të mëngjesit. Këto nivele konsiderohen shumë të larta krahasuar me periudhat e fundit.
Sipas raportimeve, arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve është kombinimi i disa faktorëve: moti i ftohtë që ka rritur kërkesën për energji, era e dobët që ka ulur prodhimin nga turbinat me erë, si dhe nivelet e ulëta të ujit në rezervuarët e hidrocentraleve.
Claes Hemberg, ekonomist i energjisë në kompaninë e pompave të nxehtësisë Nibe, ka kritikuar kompanitë e energjisë në një koment për Expressen.
“Janë të njëjtat nivele të tmerrshme, por tani është më shtrenjtë. Çmimet janë padyshim mbi mesataren e muajit të kaluar. E kuptoj që kjo i frikëson njerëzit,” është shprehur ai.
Rritja e çmimeve po shqetëson konsumatorët, pasi kostot e energjisë vazhdojnë të mbeten mbi mesataren e muajit të kaluar.
Burimi: Expressen
Link: https://www.expressen.se/ekonomi/elpriset-rusar-igen-expert-hemska-nivaer/
Written by: admin