Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e energjisë elektrike në jug të Suedisë pritet të rriten ndjeshëm gjatë kësaj jave. Sipas parashikimeve, faturat e energjisë mund të jenë më të larta se në çdo muaj të viteve të fundit.
Më të prekurit pritet të jenë konsumatorët në zonën e energjisë elektrike 4 (Elområde 4), ku përfshihen Skåne, Blekinge, Halland, Kronoberg dhe Kalmar.
Sipas gazetës Aftonbladet, gjatë ditës së hënë çmimi mesatar i energjisë elektrike në këtë zonë pritet të arrijë në 4,30 korona suedeze për kilovat-orë.
“Ky ka shumë gjasa të jetë muaji më i shtrenjtë i viteve të fundit“, thotë Claes Hemberg, ekspert i ekonomisë së energjisë në kompaninë Nibe.
Ndërkohë, edhe në zonën e energjisë elektrike 3 (Elområde 3), ku përfshihet edhe Stokholmi, çmimet mbeten të larta. Gjatë ditës së sotme, çmimi mesatar në këtë zonë është 2,70 korona për kilovat-orë.
Rritja e çmimeve pritet të rëndojë veçanërisht familjet dhe konsumatorët në jug të vendit, ku energjia elektrike po kushton dukshëm më shumë se në zonat e tjera të Suedisë.
Burimi:Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/r8LjO3/elpriser-skyhoga-priser-pa-mandagen
Written by: admin