Lajme

Çmimet e larta të ushqimeve vazhdojnë

todayNovember 18, 2024 13

Background
share close

Edhe pse inflacioni ka pësuar rënie, konsumatorët nuk duhet të presin ulje të dukshme të çmimeve të ushqimeve. Ekspertët paralajmërojnë se rritjet e ndjeshme që kanë ndodhur në vitet e fundit janë bërë tashmë një “nivel i ri dhe normal”, duke krijuar sfida të reja për buxhetet familjare.

Sipas Ulf Mazur, drejtori i përgjithshëm i Matpriskollen, situata nuk parashikon tronditje të mëtejshme me rritje të papritura çmimesh, por disa produkte mund të shtrenjtohen për shkak të faktorëve klimatikë si përmbytjet apo thatësira.

“Kostot për prodhuesit dhe zinxhirin tregtar nuk kanë rënë sa duhet për të ndikuar në uljen e çmimeve,” deklaroi Mazur për SVT Nyheter.

Statistikat tregojnë se çmimet e ushqimeve janë rritur me 25% gjatë tre viteve të fundit, duke ndikuar ndjeshëm te fuqia blerëse e konsumatorëve. Ndërsa inflacioni mund të jetë ngadalësuar, ekspertët sugjerojnë që rritja e çmimeve të ushqimeve është tashmë një realitet me të cilin konsumatorët duhet të mësohen.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%