Lajme

Çmimet e Ngrohjes “fjärrvärme“ në Rritje për Vitin e Ardhshëm: Disa Zona Preken me shumë.

todayOctober 30, 2024 18

Background
share close

Çmimet e ngrohjes me“fjärrvärme“ pritet të pësojnë rritje të reja vitin e ardhshëm, me disa qytete që do të përballen me përqindje të dyshisht. Sipas të dhënave të publikuara nga organizata Prisdialogen, rreth 50 kompani me ngrohje “fjärrvärme“ në Suedi kanë raportuar planet e tyre për çmimet e vitit 2025. Rritjet e planifikuara variojnë nga 3 deri në 17%, me një mesatare prej 7,9%. Raporton Agjensia e lajmeve  TT.

Kjo rritje e re është më e ulët se goditja e fortë e vitit të kaluar prej 15%, por gjithsesi mbetet ndjeshëm më e lartë se niveli aktual i inflacionit.

Një nga kompanitë që ka tërhequr vëmendje është Solör Bioenergi, e cila nuk bën pjesë në rrjetin Prisdialogen dhe ka planifikuar një rritje më të theksuara. Në komunën Falköping, Solör ka njoftuar rritje mesatare prej 19,4%, ndërsa gjatë sezonit veror për kontratat fleksibile, rritja do të arrijë deri në 40,4%.

Solör Bioenergi justifikon rritjen e çmimeve me kostot e larta të biokarburantit, të cilat janë rritur me 123% në dy vitet e fundit në komunë. Kjo situatë shton më tej presionin për familjet dhe bizneset në zonat e prekura, ndërsa qytetarët do të duhet të përballen me një tjetër dimër me fatura të shtuara të energjisë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%