Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tregu i banesave në Suedi ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Svensk Mäklarstatistik, nga janari deri në qershor janë shitur gjithsej 90.600 prona banimi, ose 7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe janë shitur 59.700 apartamente, një rritje prej 9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, janë shitur edhe 30.900 shtëpi individuale (vila), duke e çuar numrin e shitjeve në një nivel më të lartë se ai i regjistruar gjatë viteve rekord të pandemisë së COVID-19.
Edhe çmimet kanë vazhduar të rriten. Gjatë 12 muajve të fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur me 4,7%. Rritja më e madhe është regjistruar në qendrën e Stokholmit, ku çmimet janë rritur me 8,6%.
Edhe çmimet e shtëpive individuale janë rritur gjatë vitit të fundit, me 2,9%. Rritja më e lartë edhe në këtë kategori është shënuar në Stokholm, ku çmimet e vilave janë rritur me 3,8%.
Burimi: Maklarstatistik/EFN
Link:https://www.maklarstatistik.se/pressmeddelanden/priserna-pa-villor-okade-medan-bostadsratter-minskade-nagot-i-juni/
https://efn.se/villaforsaljningen-okar-slar-pandeminivaerna
Written by: admin