Lajme

Çmimet e ushqimeve në Suedi janë rritur me 27% në tre vjet

todayOctober 8, 2025 29

Background
share close

Kostoja e ushqimit për familjet suedeze është rritur ndjeshëm. Një shportë ushqimore që tre vite më parë që kushtonte një shumë të caktuar, tani ajo kushtonë 27% më e shtrenjtë, raporton Dagens Industri (DI).

Sipas Arturo Arques, ekonomist personal në Swedbank, situata megjithatë mund të jetë duke u përmirësuar. Ai thotë për gazetën se çmimet e ushqimeve u rritën në fillim të vitit, por tani ritmi i rritjes është ngadalësuar dukshëm.

“Kjo është një shenjë pozitive, sidomos duke pasur parasysh se familjet suedeze shpenzojnë rreth 14% të konsumit të tyre për ushqime,” shpjegon Arques.

Ekspertët shpresojnë se ulja e ritmit të rritjes së çmimeve mund të lehtësojë presionin ekonomik që shumë familje kanë ndjerë gjatë viteve të fundit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%