Lajme

Çmimet e Ushqimeve për Vitin e Ri në Rritje – Çokollata dhe Kafeja Kryesojnë

todayDecember 29, 2024 7

Background
share close

Gjatë vitit 2024, çmimet e produkteve të lidhura me festimet e Vitit të Ri kanë shënuar rritje, sipas një raporti nga Matpriskollen. Produktet si çokollata, vispgrädde  dhe kafeja kanë pësuar rritje deri në 19%, duke u bërë disa nga artikujt më të shtrenjtë në tavolinat festive.

Ekspertët vënë në dukje se rritja e çmimeve lidhet me faktorë të tillë si kërkesa e shtuar dhe ulja e prodhimit. “Pas Vitit të Ri, produktet e qumështit dhe çokollata pritet të shtrenjtohen më tej për shkak të çmimeve të larta në tregjet botërore dhe ndikimeve të klimës,” tha Ulf Mazur, drejtor ekzekutiv i Matpriskollen.

Megjithatë, jo të gjitha lajmet quhen shqetësuese. Çmimet e përgjithshme të shportës ushqimore për Vitin e Ri kanë shënuar një rritje të moderuar prej vetëm 1,4% gjatë vitit. Kjo është falë uljeve të çmimeve për peshkun dhe frutat e detit, të cilat kanë balancuar shtrenjtimin e produkteve të tjera.

Një tjetër lajm pozitiv është që çmimi i picave, një zgjedhje e zakonshme për ditën e parë të Vitit të Ri, ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë vitit.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%