Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e ushqimeve në Suedi kanë vazhduar të rriten edhe në shtator, megjithëse me ritëm të ngadalshëm. Sipas raportit më të fundit të faqes së krahasimit të çmimeve Matpriskollen, çmimet u rritën me 0,1% gjatë muajit dhe janë tani 3,3% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe është vënë re te mishi i grirë dhe mishi i viçit, të cilët janë bërë 16% më të shtrenjtë krahasuar me një vit më parë. Edhe mishi i përzier i grirë është rritur me 13%.
“Rritjet e çmimeve për mishin e viçit dhe mishin e grirë janë ato që ndikojnë më shumë në portofolin e njerëzve tani,” tha drejtori ekzekutiv i Matpriskollen, Ulf Mazur, në një deklaratë për agjencinë TT.
Ndërkohë, disa produkte të tjera ushqimore janë bërë ndjeshëm më të shtrenjta. Kafja ka pësuar një rritje prej 22%, ndërsa frutat janë rritur me 14%. Megjithatë, disa fruta dhe perime janë bërë me të lira, si mandarinat (satsumas), dardhat dhe trangujt.
Sipas Matpriskollen, ndryshimi i çmimeve në shtator ka qenë relativisht i ulët në krahasim me muajt e mëparshëm, por ndikimi i mishit të shtrenjtë vazhdon të ndjehet dukshëm në shportën e përditshme të konsumatorëve.
Written by: admin