Lajme

Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme, por mishi i pulës dhe ushqimi për fëmijë shtrenjtohen

todaySeptember 2, 2025 8

Background
share close

Në gusht, çmimet e ushqimeve nuk kanë ndryshuar shumë, por ka disa përjashtime. Sipas drejtorit të Matpriskollen, Ulf Mazur, mishi i pulës dhe ushqimi për fëmijë janë bërë më të shtrenjtë.

Mazur shpjegon se arsyeja për rritjen e çmimit të pulës lidhet me kërkesën e madhe.

“Ne po hamë gjithnjë e më shumë pulë. Ndërkohë, mishi i viçit bëhet çdo ditë e më i shtrenjtë”, thotë ai.

Ndërkohë, disa produkte të tjera kanë shënuar ulje çmimesh. Frutat dhe perimet kushtojnë më pak, po ashtu edhe vaji ushqimor dhe uthulla.

Edhe kafeja, e cila më herët ka pasur rritje të mëdha çmimesh, po lëviz në mënyra të ndryshme, disa furnitorë e kanë shtrenjtuar, ndërsa të tjerë e kanë ulur çmimin.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%