Lajme

Çmimi i energjisë do të llogaritet çdo çerek ore nga 1 tetori

todaySeptember 28, 2025 35

Background
share close

Nga data 1 tetor, konsumatorët në Suedi mund të blejnë energji elektrike me çmim që ndryshon çdo çerek ore, në vend të çdo ore, raporton agjencia TT. Qëllimi i këtij ndryshimi është të ndihmohet balancimi i rrjetit elektrik, pasi prodhimi i energjisë nga burime të varura nga moti po rritet.

“Ky është një zhvillim pozitiv për sistemin energjetik”, tha analisti i energjisë Christian Holtz për TT.

Familjet që kanë kontratë me çmim sipas orës, rreth 10% e konsumatorëve do të kalojnë automatikisht në çmim për çdo çerek ore. Analistët vlerësojnë se shumica e klientëve privatë nuk do të ndiejnë ndryshim të madh, por ata që janë më të interesuar për energjinë mund të kursejnë para duke përdorur aplikacione dhe sisteme automatike. Këto mund të ndihmojnë, për shembull, që karikimi i makinave elektrike të bëhet në orët kur energjia është më e lirë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%