Lajme

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në dy vitet e fundit

todayMarch 17, 2026 32

Background
share close

Çmimi i naftës është rritur dhe ka arritur nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2024, kur u ul detyrimi për përzierjen e biokarburanteve (reduktionsplikten). Kështu shkruan gazeta ekonomike për bujqësinë, ATL.

Të hënën, kompanitë e karburanteve OKQ8 dhe Preem e rritën çmimin e naftës me 30 ore. Pas kësaj rritjeje, çmimi për klientët e biznesit arriti në 22,14 krona për litër.

Sipas ATL, çmimi i naftës nuk kishte kaluar mbi 22 korona për litër që nga dhjetori i vitit 2023.

Rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Kjo lidhet me rritjen e tensioneve dhe luftën që përfshin Iranin, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet globale të naftës.

Burimi: ATL, globalpetrolprices

Link: https://www.atl.nu/hogsta-dieselpriset-pa-over-tva-ar

https://www.globalpetrolprices.com/diesel_prices/Europe/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%