Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimi i naftës është ulur përsëri këtë të hënë nga zinxhirët kryesorë të karburanteve. Ulja është prej 1.5 kronash për litër, duke e çuar çmimin në pak mbi 20 krona për litër. Lajmi është bërë i ditur nga TT, duke iu referuar çmimeve zyrtare të kompanive.
Edhe benzina ka pësuar ulje. Çmimi i saj është ulur me 30 ore për litër dhe tani është rreth 18 krona për litër.
Megjithatë, kjo ulje mund të mos zgjasë shumë. Sipas të dhënave, çmimi i naftës në tregun botëror ka filluar të rritet në fillim të javës. Kjo vjen pas një rënieje të fortë që ndodhi të premten. Për këtë arsye, pritet që çmimet e karburanteve të rriten përsëri në ditët në vijim.
Burimi: Omni/TT/marketwatch
Link: https://tt.omni.se/dieselpriset-rasar-ner-mot-20-kronor/a/0pB2W2
https://www.marketwatch.com/investing/future/brn00?countryCode=UK
Written by: admin