Lajme

Coop tërheq nga tregu vezët Änglamark për shkak të dyshimeve për salmonelë

todayOctober 22, 2025 25

Background
share close

Kompania Coop ka njoftuar se po tërheq nga tregu paketimet me 6 vezë të markës Änglamark, pasi dyshohet se mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

Në një njoftim për shtyp, Coop ka sqaruar se furnizuesi i vezëve ka zbuluar salmonelë në një stallë  gjatë një kontrolli rutinë. Si masë sigurie, kompania ka vendosur të tërheqë nga tregu të gjitha vezët që mund të jenë prekur.

Tërheqja vlen për paketimet me afatin e konsumimit deri më 2 nëntor.

Coop u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë blerë këtë produkt me afatin e përmendur, që t’i kthejnë vezët në çdo dyqan Coop. Klientët do të marrin paratë mbrapsht, pa pasur nevojë për kuponin e blerjes.

“Siguria e konsumatorëve është gjithmonë përparësia jonë. Prandaj po veprojmë menjëherë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Burimi: Aftonbladet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%