Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në debatin e udhëheqësve të partive në SVT, kryeministri Ulf Kristersson nga Moderaterna (M) dhe Nooshi Dadgostar nga Vänsterpartiet (V) patën një përplasje të ashpër.
Kristersson iu referua ngjarjes tragjike të fundjavës së kaluar në Gävle, ku dyshohet se një 13-vjeçar ka qenë ai që ka mbajtur armën gjatë një të shtëne me pasoja të rënda. Ai tha se kjo ngjarje tregon qartë se është e drejtë të ulet mosha e përgjegjësisë penale në 13 vjeç.
“Vetëm masat tradicionale sociale nuk mjaftojnë më,” tha Kristersson.
Por Dadgostar e akuzoi kryeministrin se është pikërisht politika e tij që ka sjellë rritjen e krimeve midis të rinjve. Sipas saj, gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet, numri i fëmijëve nën 15 vjeç që kryejnë krime ka shpërthyer, sepse Kristersson po e bën Suedinë më të varfër dhe më të rrezikshme.
Ajo e përmbylli fjalën me një koment të mprehtë ndaj kryeministrit:
“Nuk kam takuar asnjë punonjës social që të pëlqen, Ulf.”
Written by: admin