Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një studim i ri nga Matpriskollen zbulon se çmimet e frutave dhe perimeve ndryshojnë ndjeshëm në varësi të zinxhirit të dyqaneve. Sipas studimit, konsumatorët që zgjedhin të blejnë tek Lidl mund të kursejnë deri në 24% krahasuar me Citygross, zinxhiri i supermarketëve më i shtrenjtë i analizuar.
Në Lidl, 40 produkte brenda kategorisë së frutave dhe perimeve kushtuan mesatarisht 923 korona. Ndërsa në Citygross, për të njëjtat produkte, konsumatorët duhet të paguajnë 1 143 korona, duke krijuar një diferencë prej mbi 200 korona. Sipas Ulf Mazur, drejtori i Matpriskollen, këto dallime janë më të mëdha se zakonisht.
“Kjo diferencë çmimesh ka një ndikim të rëndësishëm për familjet. Për një vit, kursimet mund të shkojnë deri në mijëra krona,” tha Mazur për TT.
Kjo prirje thekson rëndësinë e zgjedhjes së kujdesshme të vendit ku bëhen blerjet e përditshme, duke ndikuar direkt në buxhetin familjar.
Burimi: TT
Written by: admin
Post comments (0)