Lajme

Dallimet në pension 7.500 kr më shumë në muaj për disa, megjithëse kanë të njëjtën rrogë dhe vite pune

todayMay 7, 2025 41

Background
share close

Një hetim i gazetës suedeze Aftonbladet zbulon se punëtorët në Suedi që kanë të njëjtën rrogë dhe kanë punuar po aq vite, mund të marrin pension shumë të ndryshëm. Dallimi mund të shkojë deri në 7.500 korona në muaj.

Shkaku është marrëveshja kolektive që zbatohet në vendin e punës. Për shembull, një punëtor në minierë që punon sipas marrëveshjes së industrisë të Metalit merr 9,2% të pagës për pension, ndërsa një kuzhinier që punon sipas marrëveshjes së Restoranteve dhe Kafeneve merr vetëm 5,3%.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë sa e madhe është rëndësia e pensionit nga punëdhënësi”, thotë Trifa Chireh, eksperte pensioni në Länsförsäkringar.

Ky dallim tregon se nuk mjafton vetëm paga dhe orët e punës por edhe marrëveshja kolektive ndikon shumë në të ardhmen financiare.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%