Lajme

Danimarka ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

todayNovember 7, 2025 14

Background
share close

Danimarka ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia suedeze TT.

Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen, tha për televizionin DR se ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur fëmijët.

“Tani po fillojmë të zgjidhim problemet që rrjetet sociale dhe telefonat u shkaktojnë fëmijëve tanë,” deklaroi ajo.

Partia Socialdemokrate, që drejton qeverinë, ka arritur një marrëveshje me Partinë Konservatore dhe Partinë Radikale për ta miratuar këtë propozim.

Megjithatë, partitë e majta SF, Alternativet dhe Enhedslisten nuk janë dakord me një pjesë të planit. Ato kundërshtojnë që fëmijët 13-vjeçarë të lejohen të përdorin rrjetet sociale me leje nga prindërit.

“Sipas nesh, kjo në praktikë do të thotë një kufi moshe prej 13 vjetësh, për shkak të presionit të madh që përjetojnë si fëmijët ashtu edhe prindërit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre partive, sipas televizionit danez TV2.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%