Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pas më shumë se gjashtë shekujsh, Danimarka ka hequr simbolin e tre kurorave nga stema e saj kombëtare. Ndryshimi u zyrtarizua në ditën e parë të këtij viti, kur shtëpia mbretërore daneze prezantoi stemën e re të vendit.
Vendimi u mor pas një rishikimi të iniciuar nga mbreti Frederik X, i cili formoi një komision të posaçëm për të vlerësuar simbolikën dhe relevancën e stemës kombëtare menjëherë pas ngjitjes në fron vitin e kaluar.
“Të tre kurorat janë hequr nga stema, pasi ato nuk kanë më një karakter aktual dhe për këtë arsye nuk konsiderohen relevante,” njoftoi shtëpia mbretërore daneze në faqen e saj zyrtare.
Simboli i tre kurorave, i cili daton që nga epoka e Unionit të Kalmarit, kishte një lidhje historike midis Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë. Megjithatë, ky simbol nuk përfaqëson më realitetin aktual të vendit, çka ka çuar në vendimin për ta larguar nga stema.
Ky ndryshim është pjesë e përpjekjeve të mbretit Frederik X për t’i dhënë një pamje më moderne dhe më përfaqësuese simbolikës kombëtare të Danimarkës.
Written by: admin
Post comments (0)