Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Danimarkës ka njoftuar se dëshiron të vendosë ndalim të disa rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, ka deklaruar kryeministrja Mette Frederiksen.
Frederiksen e bëri publik këtë propozim gjatë fjalimit të saj në hapjen e parlamentit danez (Folketinget), raporton agjencia suedeze TT.
Sipas kryeministres, telefonat celularë dhe rrjetet sociale po ua vjedhin fëmijëve fëmijërinë dhe po ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre.
Ajo shtoi se është koha për të marrë masa konkrete për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i tepërt i teknologjisë dhe mediave sociale.
Masa të ngjashme, për kufizimin ose ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit, po diskutohen edhe në disa vende të tjera.
Written by: admin