Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Danimarkë është rritur shqetësimi pas vendimit të Suedisë për të ulur TVSH-në për ushqimet. Sipas raportimit të TT, kjo masë pritet të ndikojë negativisht tek tregtarët danezë.
Nga data 1 prill, TVSH-ja për ushqimet në Suedi do të ulet nga 12% në 6%. Si pasojë, pritet që tregtia ndërkufitare të rritet, pasi shumë qytetarë mund të zgjedhin të bëjnë blerje në Suedi për shkak të çmimeve më të ulëta.
“Danezët janë të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe udhëtojnë aty ku mund të kursejnë para”, tha Claus Bogelind Nielsen nga De Samvirkede Kobmaed.
Ai e cilësoi situatën si “stil i keq”, duke theksuar se shteti është bashkëpronar i Urës së Öresundit, e cila më parë ka promovuar blerjet në Suedi.
Sipas tij, kjo krijon një situatë të padrejtë për tregtarët në Danimarkë.
Burimi: TT/Omni
Link:https://tt.omni.se/dansk-oro-for-svensk-matmoms-dalig-stil/a/3ppwVA
Written by: admin