Lajme

Danimarka shumë pranë formimit të qeverisë së re

todayJune 1, 2026 18

Background
share close

Negociatat për formimin e qeverisë së re në Danimarkë mund të përfundojnë shumë shpejt. Këtë e ka deklaruar redaktori politik i TV2, Hans Redder, i cili beson se palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

“Jemi shumë afër vijës së finishit, në mos tashmë kemi arritur aty”, tha Redder për TV2.

Liderja e socialdemokratëve, Mette Frederiksen, e cila ka marrë detyrën për të zhvilluar bisedimet për krijimin e qeverisë, u largua pak pas orës 20:00 nga negociatat që po zhvillohen në Marienborg. Frederiksen ka bërë të ditur më herët se synon të formojë një qeveri së bashku me Radikale Venstre, Socialistisk Folkeparti dhe partinë Moderaterne.

Sipas Hans Redder, një shenjë e fortë se marrëveshja është afër është fakti që edhe partia Enhedslisten është thirrur në negociata gjatë mbrëmjes.

“Fakti që Enhedslisten është thirrur është shumë interesant. Mund të nënkuptojë se këtij partneri të mundshëm mbështetës i është kërkuar një përgjigje përfundimtare nëse do të kundërshtojë apo jo një qeveri të re të bllokut të majtë”, u shpreh ai.

Edhe analistja politike e transmetuesit publik DR, Rikke Gjøl Mansø, mendon se negociatat po i afrohen fundit.

“Prej disa kohësh kemi thënë se jemi në fazën përfundimtare. Tani gjithçka tregon se formimi i një qeverie është shumë afër”, tha ajo.

Sipas Mansø, qeveria e re daneze mund të formohet që nesër.

Burimi: TV2/ DR

Link: https://nyheder.tv2.dk/live/politik/2026-02-26-folketingsvalg-2026

https://www.dr.dk/nyheder/politik/folketingsvalg/live-regeringsgrundlag-er-paa-plads

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%