Lajme

Debat në KD për ndalimin e burkës dhe nikabit

todayNovember 14, 2025 17

Background
share close

Partia Kristdemokrate (KD) kërkon të vendosë një ndalim për mbajtjen e burkës dhe nikabit në vende publike. Këtë fundjavë, partia mblidhet në Linköping për kongresin kombëtar, ku do të vendoset politika e saj për vitin zgjedhor që po vjen. Propozimi për ndalimin ka marrë shumë vëmendje që para fillimit të kongresit.

Udhëheqja e partisë thotë se ndalimi është i nevojshëm për të mbrojtur vlerat suedeze dhe për të luftuar çdo formë shtypjeje ndaj grave.

Por brenda partisë ka edhe kundërshtime. Disa anëtarë mendojnë se propozimi bie ndesh me lirinë e fesë dhe me idetë themelore të Kristdemokratëve.

Magnus Jacobsson, deputet i KD-së dhe përfaqësues i distriktit të rëndësishëm Västra Götaland, thotë se ata duan një propozim më të gjerë.

“Ne kemi arritur në përfundimin se duam një propozim më të gjerë dhe më të plotë, prandaj propozojmë që të përfshihet edhe mbulimi i fytyrës në forma të tjera,” thotë Jacobsson.

Por udhëheqja e partisë nuk pajtohet me këtë idenë. Udhëheqësit mendojnë se zgjerimi i propozimit do të zbehte qëllimin kryesor.

“Unë mendoj se kjo e relativizon dhe e shmang vëmendjen nga arsyet pse disa gra detyrohen të mbulohen,” thotë ministrja e shëndetësisë, Elisabeth Lann, e cila ka marrë pjesë në hartimin e propozimit.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/burkaforbud-skapar-debatt-inom-kd

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%