Lajme

Debat për karensdag, Socialdemokratët dhe LO kërkojnë ta heqin.

todayNovember 3, 2025 32

Background
share close

Në Suedi ka nisur një debat i madh për karensdag, pra ditën e parë pa pagesë kur një punonjës sëmuret.

Partia Socialdemokrate dhe LO (Konfederata e Sindikatave) duan që karensdag të hiqet. Ata thonë se pas pandemisë tregu i punës ka ndryshuar. Punonjësit që punojnë në zyra mund të qëndrojnë në shtëpi e të punojnë edhe kur janë pak të sëmurë, por punëtorët fizikë nuk kanë këtë mundësi.

Kryetari i LO-së, Johan Lindholm, e quajti karensdag një “ligj klasor”, që dëmton më shumë punëtorët.

“Punonjësit zyrtarë mund të punojnë nga divani edhe me hundë që u rrjedh, por punëtorët nuk mund ta bëjnë këtë pa rrezikuar t’i infektojnë të tjerët”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje (Moderaterna), është kundër heqjes së karensdag. Ajo tha në debatin e së dielës në programin Agenda se kur kjo ditë u hoq më parë, në vitet 1988–1992, pati shumë abuzime dhe u rritën ndjeshëm kostot për shtetin. Sipas saj, edhe vendet fqinje që e kanë hequr karensdag kanë kosto shumë të larta për pagesat e sëmundjeve.

Debati pritet të vazhdojë, ndërsa çështja shihet si një nga temat më të nxehta në politikën suedeze këtë vjeshtë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%