Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sot në parlamentin suedez u zhvillua debati i parë i vjeshtës mes liderëve të partive politike. Diskutimet u hapën nga kryeministri Ulf Kristersson, i cili vuri theksin tek çështjet ekonomike dhe kostoja e jetesës për qytetarët.
Kristersson: Kemi fituar mbi inflacionin
Kryeministri tha se qeveria ka ulur taksat mbi ushqimin, punën dhe energjinë, duke e cilësuar këtë si një përgjigje ndaj mandatit që Moderatët morën nga populli suedez në zgjedhjet e fundit.
“Ne kemi fituar mbi inflacionin, pagat reale po rriten përsëri,” u shpreh Kristersson. Ai shtoi gjithashtu se më shumë krime të rënda po zgjidhen dhe se kërkesat për azil janë ulur me 60%.
Andersson: 100 mijë të papunë më shumë
Liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, kundërshtoi vlerësimin e qeverisë duke sjellë shifra të tjera.
“Suedia ndodhet pas tre vitesh me partitë e marrëveshjes së Tidös në një situatë problematike ekonomike. Ka 100 000 të papunë më shumë sot sesa tre vite më parë. Është sikur një qytet i tërë si Norrköping të ketë humbur punën,” tha Andersson.
Ajo e quajti politikën e qeverisë një “politikë të kundërt ekonomike”, që sipas saj nuk ka arritur të përmbushë premtimet ndaj qytetarëve.
Dadgostar: Familjet nuk ia dalin
Kryetarja e Vänsterpartiet, Nooshi Dadgostar, e përqendroi fjalimin e saj tek gjendja e ekonomisë familjare.
“Megjithëse suedezët kursejnë, ata sërish nuk ia dalin. Një familje me fëmijë të vegjël del me humbje çdo muaj. Nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë të jesh suedez,” deklaroi ajo.
Written by: admin