Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që prej korrikut, kur hyri në fuqi ligji i ri për fyerje ndaj punonjësve publikë, ka pasur një numër shumë të madh denoncimesh kryesisht nga policët. Analisti i Svenska Dagbladet, Mårten Schultz, e quan këtë një situatë jo të hijshme për sistemin gjyqësor suedez.
Nga vepër e rrallë në një nga më të rëndësishmet
Më 10 dhe 11 shtator u dhanë gjashtë vendime gjyqësore për fyerje ndaj punonjësve publikë. Schultz shkruan se fyerja ka kaluar nga një krim që ndiqej penalisht vetëm në rastet më serioze, në një nga veprat që trajtohet më me prioritet.
Ai thekson se kjo po ndodh pikërisht kur shumë qytetarë suedezë mendojnë se vjedhjet dhe mashtrimet nuk po ndiqen nga drejtësia. Sipas tij, ky është një “përçmim dhe turp për rendin juridik suedez”.
Kritika të forta edhe nga Aftonbladet
Edhe gazetari Oisín Cantwell nga Aftonbladet është shumë kritik ndaj policëve që kanë bërë denoncime për fyerje të vogla, si “tönt” (budalla), “hobbit” dhe “luffare” (endacak).
Cantwell i quan policët që raportojnë raste të tilla “flokë bore” pra tepër të ndjeshëm dhe shpreson që ata të ndalojnë së paraqituri denoncime për “gjëra të parëndësishme”.
Një ligj që bën Policinë të duket qesharake
Sipas tij, ligji i ri deri tani nuk ka ndihmuar Policinë suedeze, por përkundrazi ka bërë që mbi të të bjerë “një hije qesharake”.
Written by: admin