Lajme

Departamenti i Shtetit heq Non Gratën për Berishën

todayJune 11, 2026 1

Background
share close

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja I humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Burimi: TCH

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%