Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Agjencia Suedeze e Barnave (Läkemedelsverket) ka vendosur të ashpërsojë rregullat për dërgesën e ilaçeve në shtëpi, një vendim që pritet të shkaktojë vështirësi të mëdha për shumë banorë në zonat rurale të Suedisë.
Sipas rregullores së re, ilaçet do të mund të dorëzohen vetëm nëse personi qe ka porositur është fizikisht i pranishëm për të marrë pakon. Ky ndryshim ka ngritur shqetësime për dërgesat në zonat ku nuk ka ofrues të shërbimeve të dorëzimit personal me kosto të arsyeshme.
Në një artikull debati në SvD, përfaqësues të farmacinë online Meds e kritikuan ashpër vendimin, duke theksuar se nuk ka prova që paketat e ilaçeve kanë rënë në duar të gabuara në masë të konsiderueshme. Ata paralajmërojnë se ky ndryshim do ta bëjë praktikisht të pamundur dërgesën e ilaçeve në shtëpi për mijëra pacientë në zona të largëta të vendit.
Sandra De Roos, farmaciste dhe drejtuese produkti në Meds, dhe Björn Thorngren, CEO i Meds, argumentojnë se rregullat e reja dëmtojnë aksesin e pacientëve në trajtimet e nevojshme dhe vendosin një barrë të panevojshme për industrinë farmaceutike online.
Burimi:Omni
Written by: admin
Post comments (0)